Flash

Agron Xhafaj apo Fredi Alizoti? Krahasimi i zërave në dy përgjimet njëri pas tjetrit (AUDIO)

Lapsi.al 16 October 2018
Agron Xhafaj apo Fredi Alizoti? Krahasimi i zërave në dy

Vetëofrimi i Fredi Alizotit në policinë e Fierit, për t'iu rrëfyer policëve, se ishte ai aktori që luajti rolin e Agron Xhafajt në bisedën me skafistin Albert Veliu, u duk sikur e lehtësoi pozitën e vëllait të Ministrit të Brendshëm për përfshirje në trafik droge. Por video-përgjimi që nxorri Ervin Salianji, ku Fredi Alizoti pranon se iu ofruan para për të pranuar rrëfimin në prokurori, jo vetëm e diskretitoi atë si dëshmitar, por hedh dyshime të forta për mënyrat që po përdoren për ta mbyllur këtë çështje.

Pavarësisht kthesave të forta që ka marrë ngjarja, prokuroria ka zgjedhur t'i besojë Fredi Alizotit dhe jo Albert Veliut.

Ndërkohë "Babalja" në intervistën që dha në Open, konfirmoi edhe njëherë se zëri në audio-përgjimin e parë, ku flitet për trafikun e drogës drejt Italisë është i Agron Xhafajt, vëllait të ministrit. Pikërisht zëri në audio-përgjimin e parë, është edhe strumbullari i të gjithë historisë.

Dyshimet të çojnë tek dy emra, Agron Xhafaj dhe Fredi Alizoti. I pari është në burg në Itali, ndërsa i dyti është në burg për kallëzim të rremë.

Por pavarësisht izolimit të tyre, në media janë publikuar dy zëra në dy materiale të ndryshme, gjë që na jep mundësinë të bëjmë një krahasim të thjeshtë për të kuptuar nëse janë dy persona të ndryshëm që flasin, apo është i njëjti person, Fredi Alizoti, që flet tek të dyja materialet.

është e vërtetë që ekspertët në Britaninë e Madhe nuk morën përsipër të japin verdikt për të identifikuar personin në audio-përgjim, por gjithkush mund ta bëjë një krahasim të të dy zërave në materialet e ndryshme.

Lapsi.al ka montuar në të njëjtin material, njëri pas tjetrit të dy zërat.

Në njërin dyshohet së është Agron Xhafaj dhe në tjetrin është i konfirmuar Fredi Alizoti. Pa përjashtuar asnjë nga mundësitë, qoftë atë që personi që bisedon me Albert Veliun mund të jetë Agron Xhafaj, qoftë atë që ishte Fredi Alizoti që luajti rolin e aktorit, të dyja materialet ia vlejnë të dëgjohen për të bërë një krahasim.

Video më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=zt2uZtiLOLo&t=3s

Të këshilluara

Kosova nuk ia dorëzon Shqipërisë 'Babalen'

Albert Veliu, i njohur fillimisht si Dëshmitari X e më pas ‘Babalja’ është arrestuar nga policia e Kosovës për llogari të autoriteteve shqiptare një ditë më par...

19:37

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI