Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Sot gjykata vendos për dosjen e Tahirit, prokurorët takim për provat e fundit

Lapsi.al 15 October 2018
Sot gjykata vendos për dosjen e Tahirit, prokurorët takim për

Grupi i prokurorëvë që kanë në hetim dosjen "Tahiri" do të mblidhet sot për të vendosur në lidhje me fatin e kësaj dosje, nëse do të dërgohet për gjykim apo do të zgjaten edhe me tre muaj të tjerë afatet. Pas zgjatjes së fundit, afatet përfundojnë në 17 tetor.

Këtë të hënë, grupi i prokurorëve do të mblidhet për të vendosur për fatin e dosjes ku i akuzuar është edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Afati i hetimeve nga zgjatja e fundit përfundon në 17 tetor, kohë kur dosja ose duhet të dërgohet në gjykatë ose në të kundërtëtn duhet të kërkohet një zgjatje tjetër hetimore me tre muaj.

Hetuesit kanë administruar deri tani përgjigjet e letër-porosive të mbërritura nga Greqia Italia dhe Mal të Zi, por pritet që të vije edhe përgjigja e një një letër-porosie që është dërguar së fundi në Itali. Në këto vende, Tahiri ka kryer disa lëvizje me disa nga personat që janë në të njëjtën dosje hetimore me të.

Ndaj ish-Ministrit, Prokuroria po zhvillon edhe një hetim pasuror, pas dyshimeve se një pjesë e pasurisë së tij është produkt i aktiviteteve kriminale. Por deri tani, pas gati një vit hetim, nuk janë gjetur të ardhura të dyshimta. Llogaritë e tij bankare, të familjarëve dhe pasuritë e paluajtshme rezultojnë të justifikuara.

Ndërsa për pjesën tjetër të personave që janë në hetim për trafik ndërkombëtar droge si pjesë e grupit të vëllezërve Habilaj, prokuroria ka vendosur sekuestron e disa pasurive, si tre dyqane, apartamente dhe një pikë karburanti të dyshuara si të krijuara nga veprimtaria kriminale.

Të këshilluara

FOTO/ Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë

Ka shkuar disa kilometra radha e automjeteve mbrëmjen e sotme në aksin Durrës - Tiranë. Fluksit të shtuar të automjeteve që kthehen drejt Tiranës në fundjavë...

19:24

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI