Flash

Nesër fillojnë punimet në aksin Vorë-Rinas-Fushë Krujë, si devijohet trafiku

Lapsi.al 15 October 2018
Nesër fillojnë punimet në aksin Vorë-Rinas-Fushë

Duke filluar nga dita e nesërme, segmenti Vorë – Kthesa e Rinasit – Fushë Krujë, do të jetë i bllokuar për të gjitha mjetet për shkak të punimeve.

Nga data 16 Tetor do të fillojë dhe faza dytë e ndërhyrjes për kryerjen e punimeve rehabilituese në segmentin rrugor nga Kthesa e Rinasit deri në Fushë Krujë.

“Segmenti i sipercituar do te jete i bllokuar per te gjitha mjetet gjate perjudhes se kryerjes se punimeve”, thuhet në njoftim të ARRSH-së pa dhënë një afat për përfundimin e punimeve.

“Automjetet e vogla rezident te zones mund te vazhdojne te perdorin segmentin rrugor nga kthesa e Rinasit deri ne Fushe Kruje. 

Mjetet e transportit te mallrave/kamionet qe udhetojne nga Shkodra, Lezha ne segmentin Milot – Fushe Kruje ne drejtim te Tiranes dhe Durresit duhet te ndjekin drejtimin te Kamzes dhe te vazhdojne udhetimin nepermjete Autostrades.

Sic edhe eshte njoftuar me pare Dogana e Tiranes eshte e aksesueshme nga nga ana e Vores. Mjetet mund te aksesojne Doganen vetem nepermjete segmentin rrugor Vore – Dogana e Tiranes per te kryer sherbimet Doganore dhe te kthehen perseri ne drejtim te Vores.

Rruga eshte e hapur gjithashtu per te gjitha automjetet qe duan te kryejne sherbimet e Kontrollit Periodik ne qendren SGS vetem nepermjete drejtimit te Fushe Krujes.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë”,mbyllet njoftimi.

Të këshilluara

Shkarkohet ministri i Brendshëm në Kosovë

Partia e Behgjet Pacollit e ka konfirmuar shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bejtush Gashi. Ky i fundit është shkarkuar nga detyra e ministrit për shkak se gj...

16:40

Princi i Monakos viziton nesër Tiranën

Alberti II, Princi i Monakos, zhvillon një vizitë shtetërore në Shqipëri, më 16-17 tetor, me ftesë të presidentit Ilir Meta.Alberti II do të pritet me ceremoni ...

16:22

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI