Gjatë një takimi me të rinj në Njësinë Nr.1 në Tiranë, kryetarja e LSI-së, Monika kryemadhi komentoi edhe kërkesën e opozitës në Parlamentin Europian, për të larguar Taulant Ballën nga bashkëkryesimi i Komisionit të Stabilizim Asocimit, Shqipëri-BE. Kryemadhi tha se ishte normale kërkesa e opozitës, përderisa Taulant Balla nuk del i pastër nga akuzat që i bëhen për lidhje me krimin.
“Sot opozita ka kërkuar që Taulant Balla të mos jetë bashkëkryetar i delegacionit, dhe është normale, përderisa nuk del i pastër nga akuzat për se ka qenë dëshmitarë e kërcënimit me armë e oficerit të policisë, përderisa nuk hedh poshtë lidhjen e tij me trafikantin Bego. Edi Rama mund ta zëvendësonte lehtë me Mimi Kodhelin apo deputetë të tjerë, por këtë nuk e bën sepse është i lidhur me krimin”, – tha Kryemadhi.
Më tej ajo i bëri thirrje për revoltë për të larguar Edi Ramën nga pushteti.
©LAPSI.al