Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Kompanitë e basteve presion deputetëve, Rama mesazh: Mos i besoni, janë orkestrime!

Lapsi.al 15 October 2018
Kompanitë e basteve presion deputetëve, Rama mesazh: Mos i besoni,

Duke parë se kësaj radhe, Edi Rama vërtet ka ndërmend t'i mbyllë pikat e basteve dhe kazinotë në zonat urbane, ndaj deputetëve të Partisë Socialiste kanë nisur presionet e para. Llogaritet që rreth 7 mijë vetë janë të punësuar në këtë biznes, njerëz që nga 1 janari ose më herët do të mbeten pa punë. Pikërisht nga kjo kategori, një lumë mesazhesh kanë nisur t'i dërgohen deputetëve të Partisë Socialiste, të cilëve i kërkohet të mos e votojnë ligjin e ri.

Pasi është informuar për këtë fenomen, Blerina Gjylameti ka komunikuar me Ramën të cilin e ka vënë në dijeni të asaj që po ndodhte, se ndaj deputetëve të të gjitha zonave janë nisur mesazhe të vazhdueshme nga punonjës të pikave të basteve, ku i kërkohet të mos e votojnë mbylljen e këtyre pikave.

Për këtë arsye, paraditen e sotmë, Rama i ka nisur një mesazh në grup të gjithë deputetëve socialistë, ku mesazhet i quan një orkestrim të kompanive të basteve, që kanë nxitur punonjësit e tyre t'i shkruajnë socialistëve.

Porosia e kryeministrit është se deputetët nuk duhet t'i besojnë këtij orkestrimi nga ata që i quan "llagëmi i atyre që janë pas kompanive të basteve", siç shprehet Rama në mesazhin e tij për deputetët.

Mesazhi i plotw i Ramës për deputetët

"Me thote Blerina qe kane nisur t'ju cojne lumenj mesazhesh neper tel kunder mbylljes se basteve! Jane te orkestruara nga burgu e nga llagemet e atyre qe fshihen pas kompanive, prandaj mos e vrisni mendjen dhe mos degjoni as shpifjen per "monopol online" sepse s'do kete asnje lloj monopoli!"

Po kështu, kreu i qeverisë sqaron deputetët të mos e besojnë variantin e monopolit online të basteve, një teori e përhapur në rrjetet sociale nga vetë kompanitë. Kjo teori u përhap në rrjetet sociale nga Nisma Thurje, sipas të cilës në treg do të mbetet vetëm një kompani Bastarena, e vetmja që ka licensë.

Por në një status të tij në Twitter, Rama e mohoi këtë teori, pasi edhe kompania në fjalë do të mbyllet deklaroi ai bashkë me bastet online. Shpërndarësve të kësaj teorie në rrjetet sociale, Rama nuk ngurroi t'i ngrejë edhe gishtin e mesit siç duket në statusin e tij në Twitter.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI