Flash

Grupim në PS/ Veliaj e Xhafa vlerësojnë njëri-tjetrin

Lapsi.al 15 October 2018
Grupim në PS/ Veliaj e Xhafa vlerësojnë njëri-tjetrin

Nëse me pararadhësin e tij në krye të Ministrisë së Brendshme kishte një rivalitet të heshtur, nuk ndodh kështu me Fatmir Xhafën. Fjala është për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Në shumë raste ata s’i kanë kursyer elozhet në publik për njëri-tjetrin. Së fundi është Veliaj i cili falenderon nga zemra Xhafën për punën e mirë që po bën në krye të Ministrisë së Brendshme. Kryebashkiaku i Tiranës merr shkas nga një shkrim i ‘Forbes’ që e klasifikon Tiranës si një nga tre kryeqytetet më të sigurta në Evropë. Edhe pse për hir të së vërtetës kjo ha shumë diskutim, aq më tepër nëse i referohesh vrasjes së fundit në zemër të Bllokut apo edhe shumë ngjarjeve të tjera kriminale që kanë ndodhur në kryeqytetin shqiptar dhe nuk janë zbardhur nga Policia e Shtetit.

©LAPSI.al  

Të këshilluara

Shkarkohet ministri i Brendshëm në Kosovë

Partia e Behgjet Pacollit e ka konfirmuar shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bejtush Gashi. Ky i fundit është shkarkuar nga detyra e ministrit për shkak se gj...

16:40

Princi i Monakos viziton nesër Tiranën

Alberti II, Princi i Monakos, zhvillon një vizitë shtetërore në Shqipëri, më 16-17 tetor, me ftesë të presidentit Ilir Meta.Alberti II do të pritet me ceremoni ...

16:22

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI