Flash

Flet Meta: Veting në politikë? Kujdes! Po krijohet kakofoni...

Lapsi.al 15 October 2018
Flet Meta: Veting në politikë? Kujdes! Po krijohet kakofoni...

Presidenti i Republikës duket se nuk e aprovon idenë e opozitës për veting në politikë. Në një intervistë për gazetarin Ilir Babaramo, kreu i shtetit tha se po abuzohet me fjalën Veting.

“Unë mendoj se duke u hapur në shumë fronte ndoshta mund të biem pak në populizëm dhe mund të krijojmë presione të tepërta ndaj punonjësve të shtetit, të cilët duhet të jenë të angazhuar t’u kërkohet llogari për të përmbushur funksionet dhe detyrat e tyre.

Ne e nisëm vetting-un në drejtësi. Mendoj që ky proces do të realizohet ashtu siç u konceptua dhe u dëshirua, si një proces i pastër, me standarde, i besueshëm dhe i suksesshëm. Jo vetëm kaq, por edhe institucionet e reja që do të krijohen do të rikthejnë besimin që do të jenë ndryshe nga ato në të shkuarën.

Çdo vetting tjetër do të ishte i tepërt në kuptimin e ngjashmërisë me këtë proces, pasi cilido që do të rezultonte me probleme të ligjit apo të abuzimit me detyrën, do të kishte të bënte me një drejtësi me integritet, me një drejtësi të besueshme dhe me një drejtësi ndëshkuese” – tha Meta.

I pyetur për propozimin e opozitës për veting në politikë, Meta kërkon të bëhet kujdes për të mos humbur vëmednejn nga thelbi i kësaj fjale.

“Çdo lloj vetting-u kudo duhet të ishte i mirë, por jo vetting në çdo gjë dhe të humbasim vëmendjen nga përqendrimi. Kjo nuk do të ndihmonte asnjë proces tjetër për të qenë vërtetë i besueshëm, por do të krijojë një kakofoni pafund të fjalës vetting dhe mund të sillte edhe një inflacion dhe një rënie të besimit në tërësi te procesi i vetting-ut” – thotë Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, vdes një person

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Për fat të keq një person ka ndërruar jetë. Viktima është Sefedin Alla, 62 vjeç. Aksidenti ka n...

20:44

Shkarkohet ministri i Brendshëm në Kosovë

Partia e Behgjet Pacollit e ka konfirmuar shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bejtush Gashi. Ky i fundit është shkarkuar nga detyra e ministrit për shkak se gj...

16:40

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI