Flash

Faktet/ Loja qesharake e Ramës me mbylljen e mediave online

Lapsi.al 15 October 2018
Faktet/ Loja qesharake e Ramës me mbylljen e mediave online

Sipas direktivës së kryeministrit për të pastruar “kazanin e baltës” dhe për të rregulluar tregun e mediave on-line një punonjës i Edi Ramës, herë i ngritur dhe herë i flakur në margjinat e PS, Ilir Zela, drejtor i AKEP, ka botuar sot një listë me 44 media që sipas tij nuk janë në rregull me ligjet e vendit. Megjithëse nuk bën pjesë në këtë listë, për solidaritet me kolegët Lapsi.al filloi interesimin dhe nuk ishte e vështirë të kuptonte se e gjitha është një bllof.

Ilir Zela duke konkuruar me Saimir Tahirin per kreun e PS Tirane, shkurt 2012

Menjëherë pasi u publikua lista, Respublica.al, një nga faqet e para në vend denoncoi mashtrimin duke botuar edhe faksimilen e regjistrimit të saj në QKR: “Mjafton një shikim i shpejtë i listës për të verifikuar se ajo nuk është e saktë. Kjo pasi pjesë e listës është edhe Respublica.al, e deklaruar që ditën e parë të ekzistenceës se saj. NË VITIN 2010 KUR Z. RAMA ISHTE NË OPOZITË. Këtë e vërteton edhe çertifikata e regjistrimit të Respublica.al. Por me kryesorja është se AKEP konfirmon që listen ia kanë dërguar dhe nuk e ka përpiluar vet. Pyetja që kërkon përgjigje është kush e bëri këtë listë që serviret si pasqyrë e mediave online të paregjistruara”?

Po njësoj si Respublika.al edhe TPZ.al i është konfirmuar nga AKEP se lista i ka ardhur nga kryeministria e gatshme. Ndryshe nga kolegët e tyre, TPZ,al e ka shpënë informacionin se është në rregull me ligjin në rrugë zyrtare dhe nuk ka pranuar ta botojë faksimilen e regjistrimit siç kërkon urdhëri i paligjshëm i kryeministrit. “Rama nuk mund të na detyrojë të bëjmë një gjë që nuk na e kërkon ligji”, i thanë Lapsi.al nga redaksia.

Pra mjaftojnë këto dy shembuj, flagrantë, për të kuptuar se Ilir Zela, që dikur u shndërrua në personazh humoristik me një foto ku ish kryeministri Nano i fuste një copë tortë në gojë, tani po përdoret nga shefi i qeverisë së radhës. Por ka edhe më. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe media investigative Reporter.al. Kristina Voko, drejtoreshë e BIRN Albania, tha se njoftimi për shtyp i AKEP tregon moskuptimin flagrant të ligjeve të vendit si dhe një kontroll të drejtpërdrejtë nga qeveria të një institucioni që me ligj është i pavarur nga qeveria.

“Siç duket, fushata anti- shpifje e kryeministrit ka filluar me një institucion shtetëror që publikon të dhëna të pavërteta, pa procedurën e duhur të kontrollit të fakteve dhe pa komunikuar me palët e prekura,” tha Voko.

BIRN Albania është një organizatë jofitimprurëse e regjistuar në Gjykatën e Tiranës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe që respekton në tërësi ligjet fiskale të vendit. “Një email i thjeshtë duhej të kishte mjaftuar për të mësuar më shumë mbi BIRN dhe statusin tonë fiskal,” tha Voko. “Siç duket, AKEP nuk është e interesuar të verifikojë informacionin e vet. Është e turpshme, sepse informacioni i pakonfirmuar është ai që shpie në shpifje, që është aktualisht edhe shqetësimi i kryeministrit”, vazhdoi ajo, ndërsa Reporter nënvizoi se AKEP nuk iu përgjigj pyetjeve me email të BIRN.

Dhe këtu problemi nuk është më tek agjensia që drejton i mjeri Ilir Zela. Sepse ai pa konsultuar faktet dhe arkivat e institucionit ku drejton, i është bindur verbërish një urdhëri të kryeministrit.

Tani problemi është me Ramën që është kapur mat që në hapat e parë të luftës për të vërtetën. Sese në listën e hartuar nga kryeministri ai ka shpifur së paku dy herë: Për TPZ.al dhe Respublica.al, apo BIRN dhe EXIT.al që funksionojnë si fondacione.

Pyetja që vjen pas është: po përse i duhet Ramës kjo shpifje që krijon një zhurmë të rreme? Përgjigjja është e thjeshtë, se preferon më mirë të flitet për këtë tullumbace sesa per inkriminimin e shtetit në mbrojtje të Agron Xhafës!

©Lapsi.al

Lexo më tej:

Paketa anti shpifje e Ramës/ Ku qëndron rreziku?

Të këshilluara

Kosova nuk ia dorëzon Shqipërisë 'Babalen'

Albert Veliu, i njohur fillimisht si Dëshmitari X e më pas ‘Babalja’ është arrestuar nga policia e Kosovës për llogari të autoriteteve shqiptare një ditë më par...

19:37

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI