Flash

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Çmenduritë e futbollit, Usain Bolt në janar tek Milan

Lapsi.al 15 October 2018
Çmenduritë e futbollit, Usain Bolt në janar tek Milan

Nuk ka ende një kontratë profesionisti, vetëm dy ditë më parë shënoi dy golat e parë si futbollist me fanellën e Central Coast Mariners, e megjithatë Usain Bolt është që tani në qendër të një tratative të jashtëzakonshme merkato, sipas të cilës mund të largohet nga Australia që në janar për tu përfshirë në futbollin që ka rëndësi, në Europë, me fanellën e Milan.

Lajmi që vjen nga Anglia, duket gati i pabesueshëm, por të dhënat e treguara nga agjenti i ish-sprinterit xhamaikan, Tony Rallis, për Daily Telegraph të bëjnë të mendosh për Milan. Sipas asaj që i ka deklaruar tabloidit anglez, prokuratori që ka bërë të mundur kalimin e Bolt tek Mariners ka marrë për lojtarin e tij një ofertë dy vjecare me opsionin për një të tretë nga një klub që luan në Europë, në vecanti në jug të Europës.

Emri i klubit ka mbetur mister, por Rallis ka deklaruar se ka ndryshuar pronësi pak më parë, që synon të kualifikohet në Champions League e ardhshme, që është në elitën e kampionatit të tij e që muajt e ardhshëm do të luajë finalen e Kupës kombëtare (në 13 janar Milan do të sfidojë Juventus në Superkupën italiane). Me pak fjalë, duket e pabesueshme, por nëse tre të dhëna bëjnë një provë...

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI