Flash

‘Babalja’: Audiopërgjimi është i vërtetë, i qëndroj deri në vdekje

Lapsi.al 15 October 2018
‘Babalja’: Audiopërgjimi është i vërtetë, i

Vetë Albert Veliu, në rrëfimin e tij për emisioni “Open” këmbëngul se në audiopërgjim është zëri i tij dhe ai i Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, edhe pse pak ditë më parë, analizat e një laboratori britanik sugjeruan se audiopërgjimi i Albert Veliut me Agron Xhafajn është i montuar, duke bërë që prokuroria të lëshojë një sërë urdhër-arrestesh, përfshi edhe për Babalen.

Babalja shton gjithashtu se i janë bërë shumë oferta, por edhe presione që të dalë e të thotë se audioregjistrimi ishte i manipuluar, por ai shprehet se i ka refuzuar.

“Unë i qëndroj deri në vdekje, vërtetësisë së atij audiopërgjimi. Le të presim që të dalë nga burgu ai përsoni tjetër (Agron Xhafaj), dhe të bëjmë ballafaqimin. Të na merret zëri të dyve dhe më pas do provohet që unë kam të drejtë. Unë i qëndroj të vërtetës time dhe nuk kam frikë për veten, por vetëm për familjen time” - deklaroi Albert Veliu për emisionin 'Open'.

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, vdes një person

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Për fat të keq një person ka ndërruar jetë. Viktima është Sefedin Alla, 62 vjeç. Aksidenti ka n...

20:44

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI