Kosova ka humbur mundësinë e artë për të konsoliduar kreun e grupit D3 në Ligën e Kombeve, përpara përplasjes direkte me Azerbajxhanin e vendit të dytë. Skuadra e Challandes e shfaq gjithë mungesën e eksperiencës në transfertën e Ishujve Faroe, duke lënë dy pikë të pafalshme.
https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/10/k2OD7WVGBkQaNzKIwQR8_14_050733d0b5d917e675640e7362f648a5_video.mp4
Nëntë minuta i mjaftuan Kosovës për të marrë avantazhin ndaj Ishujve Faroe, me një super gol të Milot Rashicës, që nuk i la asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar. Sulmuesi që ka veshur më parë edhe fanellën kuqezi të Shqipërisë, nuk mund të bëjë skuadër i vetëm dhe
https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/10/MMXSbFYPth2FiJRMko7u_14_42f2d7b9d5a52555a3a056f946c14ea9_video.mp4
Ishujt Faroe barazuan rezultatin, duke komplikuar objektivin e skuadrës së Challande për ta mbyllur grupin në vendin e parë. Në minutën e 50 Rene Joensen ka shënuar golin e parë për ishullorët, në një kundërsulm perferkt të finalizuar nga sulmuesi. 8 pikë për Kosovën dhe 6 për Azerbajxhanin, që për fat nuk arrin të mundë Maltën e vendit të fundit në shtëpi.
Rusia imponohet 2-0 ndaj Turqisë, në rezultatin më të rëndësishëm të ndeshjeve të tjera. Rusia mban vendin e parë e pamundur, me dy fitore e një barazim, duke vazhduar formën e mirë të treguar në Botërorin e shtëpisë.
REZULTATET
UEFA Nations League - League B: grupi 2
Rusia 2 - 0 Turqi
UEFA Nations League - League C: grupi 4
Rumania 0 - 0 Serbia
UEFA Nations League - League D: grupi 3
Azerbajxhan 1 - 1 Malta
Ishujt Faroe 1 - 1 Kosova