Flash

Tenis/ Triumf në Shangai, Djokovic kthehet numri 2 në botë

Lapsi.al 14 October 2018
Tenis/ Triumf në Shangai, Djokovic kthehet numri 2 në botë

Është vërtetë një moment i artë për Novak Djokovic. Pasi triumfoi në Wimbledon, Cincinnati e Us Open, tenisti serb fiton për të katërtën herë në karrierë "Rolex Shanghai Masters", duke mundur në finale kroatin Borna Coric (që kishte eleminuar Roger Federer) në dy sete me rezultatin 6-3, 6-4.

Për Djokovic një kënaqësi e dyfishtë: të hënën do të kalojë në renditje Federer në klasifikimin ATP e do të jetë përsëri numri 2 në renditjen botërore.

Për Djokovic, që e ka çuar serinë e fitoreve në 18, është titulli i 32° Masters. Tani serbi synon shkallën më të lartë të podiumit të klasifikimit botëror, që mbahet nga Rafael Nadal, që për momentin e mban larg 215 pikë.

Statistikat nuk të lënë të gabosh, është titulli i 72° në karrierë nga 103 finale të luajtura, i katërti në një sezon që e pa fillimisht të triumfonte në Wimbledon, në '1000' të Cincinnati e në US Open (finalja e vetme e humbur në 2018 është ajo e Queen's kundër Cilic).

Të këshilluara

Video/ Depay fundos Gjermaninë

Hollanda shënon edhe golin e dytë, duke mbyllur historinë e kësaj ndeshje, tre minuta nga fundi. Memphis Depay ka shënuar në minutën e 87, duke siguruar rezulta...

22:33

Video/ Van Dijk i jep avantazhin Hollandës

Hollanda gjen avantazhin në minutën e 30 me anë të Virgil van Dijk. Mbrojtësi i Liverpool ka shënuar golin e 1-0, që lejon tulipanët të udhëheqin sfidën ndaj Gj...

21:36

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI