Flash

I vendosin himin e Lihtenshtein, Gjibraltari "hakmerret" me fitoren e parë në histori

Lapsi.al 14 October 2018
I vendosin himin e Lihtenshtein, Gjibraltari "hakmerret" me fitoren e
Gjibraltari ka fituar ndeshjen e parë zyrtare në historinë e tij. Një 11 metërsh i Chipolina i ka dhuruar kombëtares fitoren 1-0 në fushën e Armenisë, në Yerevan. Nga 2013, vit kur u përfshi në Fifa, Gjibraltari kishte fituar vetëm në miqësore me Letoninë e Maltën. Kjo e arritur në Ligën e Kombeve, Grupi D4, është fitorja e parë absolutisht ku Gjibraltari grumbullon pikë. Në 22 ndeshjet zyrtare të luajtura përpara këtij suksesi, Gjibraltari kishte marrë 22 humbje dhe kishte pësuar 107 gola. Një fitore në Armeni, që ngjan si hakmarrje, sepse përara fillimit të ndeshjes ndodhi një episod kurioz. Në stadiumin armen, në momentin e himnev, në vend të atij të Gjibraltarit është luajtur himni i Liechtenstein. Gjibraltari ka si himn God Save the Queen, ose më saktë atë britanik, por në fakt u luajt himni i Liechtenstein, që ka të njëjtën melodi të God Save the Queen por fjalë krejt të ndryshme. Federata e Gjibraltarit është shqetësuar shumë nga ky fakt, ndërsa ajo armene ka kërkuar falje menjëherë.

Të këshilluara

Video/ Depay fundos Gjermaninë

Hollanda shënon edhe golin e dytë, duke mbyllur historinë e kësaj ndeshje, tre minuta nga fundi. Memphis Depay ka shënuar në minutën e 87, duke siguruar rezulta...

22:33

Video/ Van Dijk i jep avantazhin Hollandës

Hollanda gjen avantazhin në minutën e 30 me anë të Virgil van Dijk. Mbrojtësi i Liverpool ka shënuar golin e 1-0, që lejon tulipanët të udhëheqin sfidën ndaj Gj...

21:36

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI