Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Gjendet një kafkë njeriu në Greqi, dyshohet se i përket shqiptarit të vrarë për çështje droge

Lapsi.al 14 October 2018
Gjendet një kafkë njeriu në Greqi, dyshohet se i përket

Në zonën e Prevezës në Greqi është gjetur një kafkë njeriu, e cila dyshohet të jetë mbetja e kokës së shqiptarit të vrarë në mënyrë mafioze në vitin 2016, shtetasit Bledar Terpollari.

26-vjeçari u gjend i vdekur dhe pa kokë në kufirin shqiptaro- greke në Gliki të Igumenicës. Kafkën e ka gjetur një punonjës i cili po merrej me pastrimin e një kanali. Në momentin kur punënjësi po pastronte me kazëm, mjeti i tij ka goditur kafkën. I terrorizuar, punëonjësi ka njoftuar policinë e cila ka marrë kafkën dhe e ka dërguar në Athinë për ekspertizë.

Dyshimet janë se mund të jetë kafka e 26 vjeçarit shqiptar i cili u varros pa kokë në Shqipëri nga familjarët. Për vrasjen e Terpollarit u dënuan dy shqiptarë. Ekzekutimi erdhi për shkak se i riu i kishte borxh vrasësve një shumë prej 20 mijë eurosh të fituata nga trafiku i drogës.

Bledar Terpollari, u vra më 9 maj të 2016 në një fshat të Igumenicës me një plumb e më pas iu pre koha. Dyshohet se pasi Terpollari i ka prerë kokën kushëririt të tij, ia ka çuar atë boss-it të drogës, të cilit dyshohet se Bledari i kishte 20 mijë euro.

Emiliano Nana, një pret të dyshuarve si autor dhe i arrestuar ka bërë rrëfimin e tij, që përkon me atë të Pajtim Jaupin, dhe ai i arrestuar. Emiliano rrëfen se ka qenë Krenar Terpollari, personi që i preu kokën Bledarit sepse duhet t’ia çonte bosit të kokainës. Sipas, Emilianos, Bledari kishte fshehur paratë e drogës.

“Pashë njërin nga të bashkakuzuarit me mua të trokiste portën. Viktima e hapi dhe doli disa hapa jashtë kasolles dhe nisi të pyesë se çfarë duam në të tillë orë të natës. Njiheshim nga çështja e drogës dhe ai u përpoq të gjente diçka të thoshte për paratë që kishte borxh. Vrasësi e shtyu me forcë dhe u futi brenda në kasolle.

Ne ishim jashtë dhe u dëgjua një e shtënë. Disa minuta më vonë e pashë të nxirrte jashtë të vdekurin dhe me nje thike qe kishte me vete i preu kokën. E pashë të fuste thikën dhe kokën ne një çante dhe ta fshehte ne portbagazh. Ikëm me makinë deri në një vend pranë kufirit. Ai tha që do të kalonte më këmbë kufirin pasi në doganë do të bëhej kontroll. Do ta conte kokën tek bossi i kokainës dhe do të merrte shpërblimin”, - mbyll rrëfimin Emiliano Nana.

Të këshilluara

FOTO/ Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë

Ka shkuar disa kilometra radha e automjeteve mbrëmjen e sotme në aksin Durrës - Tiranë. Fluksit të shtuar të automjeteve që kthehen drejt Tiranës në fundjavë...

19:24

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI