Flash

Aktori i njohur turk,probleme të mëdha me drejtësinë

Lapsi.al 14 October 2018
Aktori i njohur turk,probleme të mëdha me drejtësinë

Ai është një prej aktorëve më të dashur për publikun shqiptar. I njohur me emrin “Ertugrul” nga seriali me të njëjtin emër Engin Altan Duzyatan ka rrëmbyer zemrat e gjithë shqiptarëve.

Megjithatë duket se aktori turk ndodhet në telashe me drejtësinë, pasi një gjykatë turke ka vendosur ta marrë me forcë para trupit gjykues për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me një grup hakerash. Këto hakëra akuzohen se kanë vjedhur llogaritë e rrjeteve sociale të 58 personave VIP në Turqi.

18 persona, 3 prej të cilëve nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ po gjykohen për shantazh me qëllim përfitimin e shumave të mëdha të parave nga personazhet e njohur. Ata u vidhnin fjalëkalimet e rrjeteve sociale si Instagram dhe Twitter këngëtarëve dhe aktorëve turq, e më pas i shantazhonin.

Në mesin e shumë personazheve të njohur që ranë pre e hakerave është edhe Neslisah Duzyatan, bashkëshortja e aktorit, Engin Altan Duzyatan.

Në seancë gjyqësore është thirrur si dëshmitar edhe Duzyatan, por ai nuk është paraqitur dhe mosparaqitja e tij ka detyruar trupin gjykues të vendosë ‘sjelljen e tij me forcë’ për të dëshmuar para trupit gjykues.

Të këshilluara

Melania flet për tradhëtinë e Trump

Donald Trump është akuzuar shpesh për ngacmime seksuale ndaj femrave të ndryshme. Në një intervistë për ‘ABC News’ bashkëshortja e tij, Melania Trump, ka folur ...

15:00

Klohe tregon sekretin e buzëve të plota

Kohët e fundit kemi vënë re se Khloe Kardashian është shfaqur me buzë më të plota, madje shumë fansa i kanë drejtuar pyetje për përdorimin e ‘fillers’. ‘Kardash...

14:16

Michael Bubble heq dorë nga muzika

Këngëtari u përball me një vështirësi në jetën e tij kur djali i tij u diagnostifikua me kancer. Nga ai moment jeta e tij ka ndryshuar edhe pse tashmë Noah ësht...

11:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI