Flash

(VIDEO) Sherr me thika e armë, plagoset i riu shqiptar në Itali

Lapsi.al 13 October 2018
(VIDEO) Sherr me thika e armë, plagoset i riu shqiptar në Itali

Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë në Itali pas një sherri në një lokal në zonën e njohur si Alba Adriatika.

Sipas mediave italiane, fillimisht ka qenë një shtetas italian, i cili ka qëlluar me thikë 22-vjeçarin shqiptar,  ndërsa më pas janë bërë pjesë e sherrit edhe persona të tjerë.

Sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e armës dhe për pasojë një 38-vjeçar italian ka mbetur i plagosur.

Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe po mbahen nën kontrollin e mjekëve. Ende nuk dihen shkaqet dhe identiteti i të plagosurve, përcjell “rete8.it”.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal me muzikë live në këtë zonë. Policia  ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

https://www.youtube.com/watch?v=OB5RDcYDUZ0

Të këshilluara

Prokuroria merr vendimin për Saimir Tahirin

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet më në fund të vendosë mbi fatin e procedimit penal të nisur ndaj ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, i cili akuzohe...

15:46

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI