Flash

Udhëtimet me çarter/ Taulant Ballës i del në mbrojtje Evis Kushi (FOTO)

Lapsi.al 13 October 2018
Udhëtimet me çarter/ Taulant Ballës i del në mbrojtje Evis

Për kolegun e saj të Partisë Socialiste, Evis Kushi ka kontrolluar mes fotove të vjetra për të gjetur njërën që i hedh poshtë akuzat e Partisë Demokratike se Taulant Balla udhëton me charter me një të dënuar për trafik droge.

Mes fotografive, Evis Kushi ka gjetur se një nga datat që denoncoi Ervin Salianji, 8 dhjetor 2014, korrespondon me nje vizitë zyrtare në Bruksel, ku bashkë me të dhe Taulant Ballën, kanë qenë edhe Edi Rama dhe Monika Kryemadhi.

"Meqenëse në nje nga udhëtimet për të përfaqësuar Shqipërinë kam qenë dhe unë më datat 8-9 Dhjetor 2014, e sqaroj opinionin publik që më datë 8 Dhjetor 2014 ora 12.23 jemi nisur bashkë me Kryeministrin Rama, Deputetët Taulant Balla, Monika Kryemadhi dhe unë për në Bruksel" shkruan Kushi.

Salianji publikoi disa të dhëna nga sistemi TIMS, sipas të cilit ai ka fluturuar drejt Europës disa herë më çarter. Salianji llogariti se udhëtimet e Ballës drejt Vjenës, Romës, Parisit, etj mund të kushtonin pothuajse 600 mijë euro.

Të këshilluara

Prokuroria merr vendimin për Saimir Tahirin

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet më në fund të vendosë mbi fatin e procedimit penal të nisur ndaj ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, i cili akuzohe...

15:46

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI