Flash

Rrëmbimi dhe vrasja e gazetarit, ora inteligjente Apple Watch mund të ketë regjistruar gjithçka

Lapsi.al 13 October 2018
Rrëmbimi dhe vrasja e gazetarit, ora inteligjente Apple Watch mund të

Njoftimet e medias thonë se gazetari saudit Xhamal Kashogi mund të ketë regjistruar vdekjen e tij në orën inteligjente Apple Watch. Thuhet se Kashogi ka aktivizuar regjistrimin e zërit në pajisjen e tij pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, ku shkoi të merrte një dokument që duhej për martesën e tij.  Ora raportohet të ketë qënë e lidhur me iCloud dhe telefonin celular që ai e la me të fejuarën e tij para se të hyjë në konsullatë. E fejuara e tij thotë se priti që Kashogi të dilte nga ndërtesa, por kjo nuk ndodhi.

Raportet thonë se ora regjistroi jo vetëm marrjen në pyetje dhe torturën e Kashogit, por edhe vrasjen e tij. Kashogi, i cili ishte banor i Shteteve të Bashkuara, shkruante për The Washington Post dhe ishin kritikë ndaj Arabisë Saudite.

Presidenti Donald Trump ka premtuar të flasë personalisht me mbretin Salman të Arabisë Saudite për të diskutuar atë që ai e quajti "situatë e tmerrshme në Turqi". Ai u tha gazetarëve në Cincinnati, Ohio se Shtetet e Bashkuara do të zbulojnë se çfarë ndodhi me Kashogin. Washington Posti njoftoi më parë këtë javë se qeveria turke informoi zyrtarët amerikanë se kishte një regjistrim në video që provonte se Kashogi u vra brenda konsullatës.

Zyrtarët sauditë kanë mohuar ndonjë përfshirje në zhdukjen e Kashogit dhe thanë se ai u largua nga konsullata pak pas hyrjes. Ministri i Brendshëm Saudit, Princi Abdel Aziz bin Saud bin Nayef i ka quajtur njoftimet se qeveria urdhëroi vrasjen e Kashogit "gënjeshtra dhe akuza të pabaza"./VOA/

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI