Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrwdhwnien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Reuters për Shqipërinë: Varreza e MiG-ëve në Kuçovë shndërrohet në bazën ajrore të NATO

Lapsi.al 13 October 2018
Reuters për Shqipërinë: Varreza e MiG-ëve në

Shqipëria i uli përfundimisht 224 MiG-ët e saj sovjetike dhe kinezë në vitin 2005 dhe që prej vitit 2009 fqinjët e NATO-s, Greqia dhe Italia, monitorojnë hapësirën e saj ajrore. Kjo solli një rënie të ekonomisë përreth Kuçovës, që dikur quhej “Qyteti i Stalinit” gjatë epokës komuniste.

“Kjo bazë është gjurma e parë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor pasi do të transformojë Kuçovën në bazën e parë ajrore të NATO-s për këtë rajon”, thotë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka për “Reuters”.

“NATO-ja do të shpenzojë mbi 50 milionë euro në fazën e parë të punës për ta kthyer Kuçovën në një bazë mbështetëse për furnizime, logjistikë, trajnim dhe manovra”, tha Xhaçka.

Shqipëria mendon se e ka fituar një transformim të tillë në këtë bazë për ndihmën që ka dhënë në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan dhe kontributet në misionet paqeruajtëse të NATO-s përreth botës.

“Rajoni, si i tërë ka hyrë në një proces të integrimit Euro-Atlantik,” shtoi Xhaçka.

Lajmet për një bazë të NATO-s kanë rritur shpresat në Kuçovë.

Civilët e shohin projektin e bazës si një nxitje ekonomike për një zonë të rrënuar nga emigrimi dhe papunësia. Gjenerata e fundit e pilotëve të trajnuar, tani në të pesëdhjetat, janë të etur të dëgjojnë zhurmën e motorëve përsëri, ndërsa më të rinj në këtë zonë largohen nga puna për shkak të rrogave të tyre të ulëta.

Delet kullosin në shkurret mes korsive të uljes dhe pistës. Rreth 88 MiG qëndrojnë me gomat e shfryra pranë tre hangarëve nëntokësor, ndërsa zogjtë këndojnë sipër tyre.

Pista, e konceptuar nga inxhinierët sovjetikë e cila ruante dinamit nën të për ta hedhur në erë nëse do të duhej për të mos rënë në duart e armikut dhe që ishte ndërtuar nga të burgosurit politikë në vitet 1950, ka kushte të mira moti gjatë gjithë vitit.

“Një bazë e NATO-s do të rrisë kapacitetet mbrojtëse të vendit dhe investitorët e huaj do të kenë më shumë besim në Shqipëri. Do të jetë gjithashtu diçka e mirë për punësim në rajon“, tha komandanti i forcave ajrore, 68-vjeçari në pension, Klement Alikaj.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI