Flash

Prokurorët refuzojnë KLP-në, Arta Marku rihap sërish garën

Lapsi.al 13 October 2018
Prokurorët refuzojnë KLP-në, Arta Marku rihap sërish

Refuzimi i prokurorëve për të aplikuar për Këshillin e Lartë të Prokurorisë brenda afatit 15 ditor të vendosur nga ligji në shpalljen publike të kryeprokurores Arta Marku, ka detyruar këtë të fundit të rihapë garën.

Marku ka kërkuar që shpallja e re ti dërgohet çdo prokurori në e-mailin zyrtar, duke i ftuar vartësit e saj të aplikojnë për të zëvendësuar vakancën nga prokuroritë e Apelit.

Kjo vakancë është krijuar pasi për shkak të vettingut nga tre kandidatë nga prokuroritë e apeleve vetëm një është konfirmuar në detyrë ndërsa dy të tjerët kanë “ngecur” në rrjetën e vettingut.

Me 24 shtator 2018 prokurorja e përgjithshme Arta Marku hapi garën duke i bërë ftesë vartësve të saj të aplikojnë për tu bërë pjesë e KLP-së brenda 15 ditëve.

Por kur ky afat skadoi më 10 tetor asnjë prokuror nuk aplikoi.

Të këshilluara

Fier, zjarri shkrumbon një magazinë

Një magazinë me materiale në fshatin Zharrës të Fierit është përfshirë nga zjarri, duke u djegur plotësisht. Nga flakët mësohet se rrezikohet edhe fabrika që...

13:01

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI