Flash

PD vë në dyshim fjalët e Xhisielës, i përmend makinën syzet Gucci, IPhoneX

Lapsi.al 13 October 2018
PD vë në dyshim fjalët e Xhisielës, i përmend

Në argumentimin që avokati i Rexhep Rrajës bën për ta bindur Gjykatën e Apelit që klienti i tij të lirohet nga burgu, ai thekson normalizimin e marrëdhënieve me Xhisiela Malokun.

25 vjeçarja nuk ka më ankesa, nuk denoncon më dhe as nuk flet më kundër Rexhep Rrajës. Përkundrazi ajo ka kërkuar lirimin e tij, duke mohuar të gjitha akuzat, megjithëse rrezikon vetë të burgoset.

Pikërisht për këtë lëvizje mes denoncueses së djeshme dhe bashkëpuntores së sotme të Rrajave, Partia Demokratike ka vendosur ta sulmojë Xhisielën përmes zëdhënëses së saj Ina Zhupa.

Nga profili i saj në Facebook, Zhupa nuk e sheh më Xhisielën të kërcënuar, por si të shitur tek Rrajat me çmimin e makinës, syzeve Gucci, apo celularit IPhone X.

“Rexhep Rraja ka kërkuar lirimin me pretekstin se Xhisiela ka tërhequr denoncimin! Po pse Xhisiela e paska tërhequr përsëri denoncimin? A u kërcënua përsëri ajo? A u vërtetua vallë se cigaren e kishte fikur vetë në trupin e saj? Xhisiela Maloku u filmua se fundmi teksa drejtonte një makinë të vitit 2017 që kushton mijëra euro. Gjithashtu, gazetarët vunë në dukje celular iPhone X dhe syze Guçi, që po ashtu kushtojnë qindra euro. Ku mund ti ketë gjetur Xhisiela kaq shumë para?! A janë këto indicie se Xhisiela Malokun e kanë detyruar të tërheqë denoncimin, dhe a janë përfshirë nga prokuroria në hetim”, shkruan Zhupa në një postim në Facebook.

Të këshilluara

Prokuroria merr vendimin për Saimir Tahirin

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet më në fund të vendosë mbi fatin e procedimit penal të nisur ndaj ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, i cili akuzohe...

15:46

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI