Flash

Partizani në ankth për Alban Hoxhën: kapiteni rrezikon Skënderbeun

Lapsi.al 13 October 2018
Partizani në ankth për Alban Hoxhën: kapiteni rrezikon

Alban Hoxha është i dëmtuari i fundit në kampin kuqezi. Portieri i Partizanit nuk ka udhëtuar më skuadrën kombëtare drejt Izraelit, për shkak të problemeve fizike të shfaqura pas seancës së fundit stërvitore.

Kapiteni i të kuqve ka qendruar në kryeqytet dhe menjëherë i është nënshtruar kontrolleve, për të kuptuar shkallën e dëmtimit. Kryeqytetasit kanë një kalendar në favor vërtetë, me tre ndeshje radhazi në shtëpi, por sfida me Skënderbeun është për të mos u humbur.

Hoxha është një nga pikat më të forta të kryesuesve të kampionatit, që vetëm nesër do të mësojnë kohët që i duhen portierit të tyre për tu rikthyer në fushë. Gega shpreson që ta ketë në dispozicion portierin të paktën për sfidën me Skënderbeun, skuadra e vetme që ka fituar dhe ka shënuar gol përballë Partizanit.

Pas dëmtimit të Hoxhës, trajneri i ekipit kombëtar Christian Panucci ka thërritur menjëherë portierin e ekipit kombëtar U-21, Elhan Kastrati. Por kjo situatë ka vënë në lëvizje edhe Alban Bushin, sepse me Selmanin të dëmtuar dhe me Kastratin të marrë nga Panuçi, kuqezinjtë e rinj kanë rikthyer në skuadër Alen Sherrin e Vllaznisë.

Të këshilluara

Video/ Zvicra surprizon Djajtë e Kuq

Zvicra barazoi rezultatin, pas 18 minutash nga avantazhi i Belgjikës. Mario Gavranovic ka shënuar në minutën e 76, duke i dhënë lojës tjetër panoramë në minutat...

22:28

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI