Flash

OSBE të shqetësuar për kanabisin, takime drejtuesit vendorë të Shkodrës e Vlorës: Ka mangësi

Lapsi.al 13 October 2018
OSBE të shqetësuar për kanabisin, takime drejtuesit vendorë

Dy prej qarqeve më problematike për kanabisin Shkodra dhe Vlora janë thirrur në një takim të përbashkët nga prezenca e OSBE në Shqipëri, takim ky që u zhvillua në Shkodër. Drejtorja në detyrë e OSBE Katerine Kristesashvili u shpreh se institucionet vendore kanë patur mangësi të njohurive për të luftuar kultivimin e kanabisit ndërsa tha se duhet të kontribuojnë në zhdukjen e qëndrueshme të kanabisit.

Mangësia e njohurive në komunitetet vendore si dhe bashkëpunimi i dobët ndërinstitucional janë renditur si mangësitë më të mëdha për luftën ndaj këtij fenomeni. Për të adresuar këto mangësi OSBE ka ndihmuar Shkodrën dhe Vlorën në 2018. Është e rëndësishme që përfaqësuesit e Task Forcës të analizojnë në mënyrë të përbashkët rezultatet e dala dhe të kontribuojnë në zhdukjen e qëndrueshme të kultivimit të drogës” tha  Kristesashvili.

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi tha se ka qenë mosbesuese ndaj policisë ndërsa u shpreh se pavarësisht rezultateve pozitive në 2018-ën ende ka probleme. I pranishëm në takim Drejtori i policisë Shkodër, Vehbi Bushati e quajti 2018-ën si rezultati më i mirë në 20 vite në luftën antikanabis.

Takimet e OSBE do vijojnë edhe në zona të tjera të qarkut Shkodër me qëllim arritjen e rezultateve në luftën antikanabis.

Të këshilluara

Fier, zjarri shkrumbon një magazinë

Një magazinë me materiale në fshatin Zharrës të Fierit është përfshirë nga zjarri, duke u djegur plotësisht. Nga flakët mësohet se rrezikohet edhe fabrika që...

13:01

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI