Flash

"Xhisiela dhe Babalja"/ Basha dhe Salianji sot në Prokurori, të paditur nga Rama e Balla

Lapsi.al 12 October 2018
"Xhisiela dhe Babalja"/ Basha dhe Salianji sot në Prokurori,

Sot është ftuar për tu paraqitur në Prokurori për dy çështje të ndryshme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim  Basha dhe deputeti Ervin Saljanji.

Basha është thirrur në prokurorinë e Tiranës, pas procedimit të nisur për shpërdorim detyre të ish-oficerit Emiljano Nuhu në çështjen “ Xhisiela”.  Prokuroria e Tiranës u shndërrua në institucionin pritës të padive të ndërsjellta me deklarata politike mes maxhorancës e opozitës për çështjen Xhisiela.

Partia Demokratike paditi kryeministrin Edi Rama, pas deklaratës së tij se do ta ndiqte ish-oficerin Nuho këmba-këmbës, ndërsa kreu i grupit të PS Taulant Balla paditi Bashën dhe disa deputetë të PD për shpifje. Por ndërkohë në të njëjtën  ditë por jo në të njëjtin orar, deputeti Ervin Saljanji është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda si person nën hetim për çështjen Babalja.

Saljanji do të pyetet nga përfaqësuesit e akuzës për audio-përgjimin e pretenduar  Xhafaj-Babalja, por dhe për videon e publikuar prej tij ku pretendohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, ka  ushtruar  presion ndaj  Fredi Alizotit, të cilit i është dhënë masa arrest me burg nga gjykata me akuzën, kallëzim të rremë për  çështjen, “Babalja”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI