Flash

Xhentilmeni Ze Maria – Ikja me stil nga Tirana: “Koha do tregojë nëse problemi ishte i imi apo i presidentit”

Lapsi.al 12 October 2018
Xhentilmeni Ze Maria – Ikja me stil nga Tirana: “Koha do

Kontrata ishte problem dhe kontratës e zgjidhi me mirëkuptim braziliani Ze Maria, duke i dhënë frymëmarrje Tiranës dhe presidentit Refik Halili, që donte ndryshimin teknik, por nuk kishte mundësinë financiare për ta bërë. Në një konferencë për shtyp, të stilit prej kampioni, Ze Maria nuk hezitoi të dilte me dinjitet nga skena e kryeqytetit.

“Kur një martesë nuk shkon mirë provojmë që ta mbajmë, por ka momente që divorci është i domosdoshëm – shpjegoi tekniku -. Ka ardhur momenti që të kërkojmë divorcin midis nesh për shkak të rezultateve. Falënderoj tifozët dhe shpresoj që të shihemi në atë ardhmen, nuk e di se ku, por shpresoj që të kem lënë një kujtim të mirë në Shqipëri.”

Kjo është sjellja për xhentilmeni e brazilianit, elegant në sjellje si dikur në fushë, që pranoi daljen e mirë nga bardheblutë, duke i kursyer Halilit barrën financiare të gati 140 mijë eurove, të detyrimit të përmbushjes së kontratës, që i kishin lënë pak shtigje presidentit bardheblu, për të kërkuar largimin e Ze Maria.

Braziliani mori vetëm 8 pikë në 8 ndeshjet e para të kampionatit, shumë pak për Tiranën që kërkonte të bëhej faktor i luftës për titull. Për ta rënduar situatën e 24 herë kampionëve erdhi humbje në derbi me Partizanin. Braziliani u kontestua shpesh edhe nga lojtarët në dhomat e zhveshjes, pasi ndryshe nga një sezon më parë, Ze Maria përzjeu kartat, duke ndryshuar hierarkitë e lojtarëve.

Braziliani ndoshta do të kishte dashur të tregonte më shumë nga futbolli që ka në mendje, por gjërat nuk shkuan si duhet, por përpara se të dilte nga Selman Stërmasi për herë të fundit si trajner i Tiranës, nuk mungoi shigjetimi inteligjent për atë që sipas tij ndikoi shumë në dështimin e Tiranës. “Do të shohim me kalimin e kohës nëse problemi ishte i imi apo i presidentit. Shpresoj që të jem unë problemi dhe uroj me të vërtetë që të rritet skuadra” theksoi me nënqeshje Ze Maria, që më pas shtoi -. “Nuk kanë ardhur lojtarë me karakteristikat që unë dëshiroja, por kanë qenë lojtarë që janë afruar për arsye ekonomike apo të tjera. Mbase nuk janë të gjitha karakteristikat që unë kam kërkuar”.

Të këshilluara

Video/ Malta shtang euforinë e Kosovës

Shumë eufori nuk bën asnjëherë mirë dhe gjashtë minuta pas rifillimit Malta barazon rezultatin. Në minutën e 51' Andre Agius ka barazuar rezultatin, duke thyer ...

21:58

Video/ Kosova në avantazh me Kolollin

Kosova shënon një gol shumë të rëndësishëm për të konsoliduar kryesimin e Grupit në Ligën e Kombeve. Benjamin Kololli shënon një gol të bukur në hyrje të zonës,...

21:29

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI