Flash

Vidhnin energjinë elektrike përmes ndërhyejes në matësa dhe rrjet, OSHEE padit 11 abonentë

Lapsi.al 12 October 2018
Vidhnin energjinë elektrike përmes ndërhyejes në matësa

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka paditur 11 abonentë në Tiranë, pasi vidhnin energji. OSHEE njofton se skema më e përdorur është manipulimi i matesit përmes sistemit “urë”, pra kalimi i telit blu në pozicion të tillë që matësi të regjistrojë 80% më pak konsum.

Gjatë kontrolleve në javën parë të tetorit u zbuluan 11 raste. Bie në sy fakti se vjedhja e energjisë elektrike ka ndodhur në objekte që ndodhen në qender të Tiranës (rr.Elbasanit, ish-Bllok, 21 Dhjetori, etj.)

Mes te proceduarve është një subjekt privat (furre buke), i cili kishte manipuluar matësin.

“Kontrollet vijojnë normalisht dhe nuk tolerojmë askënd. I bëjmë apel abonenteve të zgjedhin rrugën ligjore, pagesën e faturave (në pamundësi, skemat me këste), dhe jo te abuzojne”- tha Klevis Jahaj, drejtor i Drejtorise Rajonale OSHEE Tiranë.

 Në zbatim të nenit 137 te Kodit Penal ndëshkohen ata persona qe:

Vjedhin energjine elektrike dhe demtojne matesin. “Çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet”, thuhet në nenin 137.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI