Flash

Sot ceremonia mortore e 3 punonjësve të vrarë në Mat, bashkia 1 mln lekë për shpenzimet e varrimit

Lapsi.al 12 October 2018
Sot ceremonia mortore e 3 punonjësve të vrarë në Mat,

Në Mat i jepet lamtumira tre personave të cilët u vranë një ditë më parë, ku dy prej tyre ishin punonjës bashkie, ndërsa një i tretë banor i zonës. Në ceremoninë e varrimit ishin të pranishëm edhe stafi i bashkisë së bashku me këshillin bashkiak, ndërsa merrte pjesë edhe deputeti Përparim Spahiu.

Ndërkohë bashkia Mat vendosi një fond prej 1 mln lek për shpenzimet e varrimeve për tre viktimat që dje u shpallën "Qytetar Nderi". Autori Kujtim Koxha, rreth orës 12:30 të mesditës ka qenë në lokalin e fshatit, kur brenda ambientit  kanë hyrë punonjësit e bashkisë për të ngrënë drekë.

Koxha u ka kërkuar punonjësve të bashkisë që të shtrojnë rrugën deri afër shtëpisë së tij. Kjo ka sjellë debat mes tij dhe punonjësve të bashkisë dhe në një moment shoferi i kamionçinës, Erzen Aliaj ka debatuar jashtë lokalit me Kujtim Koxhën dhe e ka qëlluar me shuplakë. Aliaj mësohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Më pas autori ka shkuar në banesë, ka marrë armën automatik dhe është kthyer në lokal duke qëlluar punonjësit e bashkisë që po konsumonin drekë. Nga ngjarja gjeti vdekjen në vend Mentor Hoxha, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi humbën jetën pak orë pas ngjarjes.

I plagosur mbeti dhe Astrit Hani, i cili po merr mjekim në spitalin e Burrelit, jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi 51 vjeçarin Koxha rreth një orë larg vendngjarjes, në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI