Flash

Mallakastër, FNSH kontrolle në rrugë dhe lokale, kapen dy persona në kërkim

Lapsi.al 12 October 2018
Mallakastër, FNSH kontrolle në rrugë dhe lokale, kapen dy persona

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia e Mallakastrës. Në pranga janë vënë shtetasit Fatmir Merkaj 26 vjeç dhe Muharrem Saliaj 65 vjeç, ndërsa janë shoqëruar për verifikim edhe 8 persona të tjerë.

Arrestimi i tyre u bë pas kontrolleve të policisë dhe FNSH në lokale dhe  akse rrugore për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Fatmir Merkaj, 26 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër  ishte shpallur në kërkim nga policia e Fierit për veprën penale "Tentativë vrasje", për të cilën Gjykata e ka dënuar me 6 vite burgim. Në datën 20.08.2016, në fshatin Kutë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasi me armë zjarri shtetasin T.A, 40 vjeç.

Ndërsa Muharrem Saliaj, 65 vjeç, banues në Fier u ndalua për llogari të policisë Gjirokastër pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike", për të cilën Gjykata ka dhënë masën e sigurisë "Arrest me burg".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI