Flash

Kryeministri austriak takim me Fate Velajn/ I dërgon të fala dhe Edi Ramës

Lapsi.al 12 October 2018
Kryeministri austriak takim me Fate Velajn/ I dërgon të fala dhe Edi

Kush e imagjinon dot që ndërsa rrëmon nëpër xhepa për të gjetur çelsat në pragun e shtëpisë, i lodhur nga fluturimet me avion për të mirën e Shqipërisë dhe kur e vetmja gjë që ke në mendje është pak gjumë, fap, të të dalë para kancelari austriak Sebastian Kurc.

Me frisurën e tij të veçantë, ashtu rastësisht, i shpenguar, siç ndodh nëpër ecejaket e një dite të zakonshme të jetës vjeneze, në fillim përshëndetja miqësore, pastaj një muhabet tutje tëhu, interesimi për Shqipërinë, të falat për shokët etj etj.

Sado e çuditshme të duket, është jeta e Fate Velajt, deputetit socialist të Vlorës, që këto takime me kancelarin i tregon si pjesë të rutinës. Dhe ç'është më e rëndësishmja, Fate Velaj ka pasur mirësinë ta ndajë me shqiptarët e thjeshtë, si e gjeti Sebastian Kurcin para se të hynte në shtëpi, çfarë i tha, si ia tha, e për kë ia tha etj.

Një status në Facebook, si një fletë ditari. Me datën dhe me orën e ngjarjes. Me një përshkrim të detajuar të bisedës, ku kancelari austriak flet për sukseset e qeverisë shqiptare, po aq natyrshëm sa ç'dalin nga goja e Lindita Nikollës, Bledi Çuçit apo e ndonjë tjetri.

Një rrëfim i shkurtër si një ëndërr e parë me sytë hapur, por që gjithsesi ia vlen të lexohet.

"...sot, 12.10.2018, i nisur në orën 4.30 të mëngjesit për të ardhur në shtëpi, në Vjenë, në orën 9.35, kur edhe pak metra më duheshin të hapja portën e godinës time, nga godina e tij, doli kancelari (kryeministri) austriak Sebastian Kurz i cili, sa më pa, më përshëndeti dhe më tha: nga po vjenë? nga Tirana, - i thashë. Të dielën nisem për Bruksel ku, të hënën, në parlamentin europian, do raportojmë mbi sukseset në rrugën Europiane të Shqipërisë si dhe hapat e mbetura drejt hapjes së negociatave. Dërgoji të falat e mia Edit, - tha ai dhe hyri në makinë e u nis për në punë ndërsa unë, vazhdova rrugën për në shtëpinë time ku më prisnin..." shkruan Fate Velaj në Facebook.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI