Flash

Kapet gomonia me 300 kg marjuanë në Itali, vlera në treg mbi 3 mln euro, dy shqiptarë në pranga

Lapsi.al 12 October 2018
Kapet gomonia me 300 kg marjuanë në Itali, vlera në treg mbi 3

Policia italiane në provincën e Leces ka sekuestruar një gomone me rreth 300 kilogram marjuanë mëngjesin e sotëm, ndërsa në pranga janë vendosur dy skafistët shqiptarë, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.

Gomonia është pikasur nga policia në afërsi të plazhit “Le Cesine” në komunën Vernole dhe menjëherë është vendosur në ndjekje të saj. Dy shqiptarët kanë shtuar shpejtësinë e gomones dhe pas mbërritjes në bregdet kanë braktisur mjetin dhe janë larguar në këmbë.

Pas kërkimeve intensive, policia ka mundur të kapë dy skafistët shqiptarë të fshehur në parkun natyror “Le Cesine.” Karabinierët kanë sekuestruar gomonen me 294 kg marjuanë si dhe 16 kg hashash me një vlerë përftimi tregu mbi 3 milionë euro. Kujtojmë se rreth 24 orë më parë një tjetër gomone me 350 kg u kap në brigjet e Adriatikut.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI