Flash

Emiljano Shullazi në qeli, Erion Veliaj e provokon nga Facebook

Lapsi.al 12 October 2018
Emiljano Shullazi në qeli, Erion Veliaj e provokon nga Facebook

Para se të dëgjonin pretencën e prokurorisë që kërkoi 17 vjet burg për Emiljano Shullazin, askush nuk guxonte t'a prekte strukturën metalike pa leje në Laprakë, që përflitej se ishte pronë e tij.

Tani që e morën vesh, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka marrë guximin t'ia prishë strukturën metalike pa leje, madje edhe ta sfidojë të fortin e Tiranës me një status në Facebook.

“Si si? Këtë strukturë pa leje e ka një i fortë me nam? U pika! Një arsye më shumë për ta shkulur një orë e më parë e për të rrëzuar këto mite banale se gjerat e të fortit nuk preken! Qyteti i mirë është më i fortë se kushdo! Jo zaptime, jo baste – po rregull, po qytetari”, shkruan Veliaj në Facebook.

Kanë qenë mediat që kontrollon bashkia që raportuan se prona ishte e njerëzve të Emiljano Shullazit dhe disa herë inspektorët e Bashkisë ishin kërcënuar për të mos e prekur.

Nuk dihet sa e vërtetë është lidhja që bëhet mes Shullazit dhe kësaj strukture metalike ku ka ndërhyrë bashkia, por më shumë sesa marrja e një vendimi për prishjen e ndërtimit pa leje, për Erion Veliajn ka qenë mesazhi, se në Tiranë nuk ka të fortë të paprekshëm.

Vetëm se këtë vendim, kryetari i Bashkisë duhet ta kishte marrë kur Emiljano Shullazi ishte i lirë, i patrazuar nga policia dhe prokuroria, atëherë kur punonjësit e shtetit, njësoj si kryetari i Bashkisë nuk kishin këllqe ta përmendnin si emër, e jo më t'i çonin fadromat.©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI