Flash

Bujar Leskajt i mbaron mandati, Meta hap garën për kreun e ri të KLSH

Lapsi.al 12 October 2018
Bujar Leskajt i mbaron mandati, Meta hap garën për kreun e ri të

Presidenca ka njoftuar hapjen e procesit për kandidatë për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit ne pwrfundim tw mandatit 7-vjeçar tw kreut tw KLSH-sw, Bujar Leskaj.

Sipas Presidencws, afati i paraqitjes së shprehjes së interesit shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm, do të jetë duke filluar nga data 12 tetor 2018 deri më datë 30 tetor 2018.

“Duke qene se mandati 7-vjecar i qëndrimit në detyrë i z. Bujar Leskaj si Kryetar i Kontrollit të Lartë Shtetit, përfundon më datë 22 dhjetor 2018, si dhe me vullnetin për realizimin e një procesi sa më objektiv e transparent për përzgjedhjen e një kandidature me integritet të lartë moral dhe profesional të përshtatshme për këtë pozicion Kushtetues, ka vendosur hapjen e procesit për çdo të interesuar, për të shprehur interesin për të qenë kandidat për pozicionin kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit që do të zgjidhet nga Kuvendi i Shqipërisë me propozim të Presidentit të Republikës”- thuhet ne njoftimin e Presidences.

NJOFTIM

PËR

HAPJEN E PROCESIT, PËR SHPREHJEN E INTERESIT,

PËR T’U PËRZGJEDHUR SI KANDIDAT QË DO T’I PROPOZOHET KUVENDIT TË SHQIPËRISË PËR T’U ZGJEDHUR NË POZICIONIN KUSHTETUES TË KRYETARIT TË KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT

Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 162 pika 2 të Kushtetutës, si dhe të neneve 19 pika 2, 20, 21, 23 pika 1/a, të ligjit nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, duke qenë se mandati 7-vjeçar i qëndrimit në detyrë i z. Bujar Leskaj si Kryetar i Kontrollit të Lartë Shtetit, përfundon më datë 22 dhjetor 2018, si dhe me vullnetin për realizimin e një procesi sa më objektiv e transparent për përzgjedhjen e një kandidature me integritet të lartë moral dhe profesional të përshtatshme për këtë pozicion Kushtetues, ka vendosur :

Hapjen e procesit për çdo të interesuar, për të shprehur interesin për të qenë kandidat për pozicionin kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit që do të zgjidhet nga Kuvendi i Shqipërisë me propozim të Presidentit të Republikës.

Presidenti i Republikës fton;

Çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nenin 20 të ligjit nr.154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, dhe legjislacionin e brendshëm, që të marrë pjesë në këtë proces të hapur publik, për të shprehur interesin për të qenë kandidat për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të paraqesë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës dokumentacionin si më poshtë;

– Kërkesën për shprehjen e interesit për të qenë kandidat për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit;

– Jetëshkrimin në gjuhën shqipe me të dhënat e plota të kontaktit;

– Dokumentacionin shoqërues që vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve për t’u zgjedhur në këtë pozicion, të përcaktuara në nenin 20 të ligjit nr.154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

Kërkesa për shprehje interesi dhe dokumentat shoqëruese mund të dorëzohet me postë ose drejpërsëdrejti në ambjentet e Presidencës, në adresën: Institucioni i Presidentit të Republikës, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nr.1 Tiranë, Kodi Postar 1001.

Afati i paraqitjes së shprehjes së interesit shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm, do të jetë duke filluar nga data 12 tetor 2018 deri më datë 30 tetor 2018.

Pas administrimit të dokumentacionit, emrat e personave që kanë shprehur interesin dhe CV e tyre do të bëhet publike në faqen zyrtare të internetit të institucionit të Presidentit të Republikës.

Kandidatit të përzgjedhur për këtë pozicion kushtetues, do t’i kërkohet paraqitja e dokumentacionit shtesë si më poshtë:

– Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;

– Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;

– Vetëdeklarim i aplikantit se nuk ndodhet në kushtet e pengesës ligjore të papajtueshmërisë së funksionit sipas përcaktimeve të nenit 21 pika 1, të ligjit nr.154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI