Flash

'Babalja' e 'Xhisiela', Basha dhe Salianji në Prokurori

Lapsi.al 12 October 2018
'Babalja' e 'Xhisiela', Basha dhe Salianji në Prokurori

Dy njerëz të opozitës ishin thirrur sot në Prokurori për të dëshmuar mbi dy çështje që kanë trazuar politikën në Shqipëri prej disa kohësh. Së pari ishte kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai është kallëzuar nga Taulan Balla për ‘kallëzim të rrëmë’ dhe ‘fyerje’ lidhur me dosjen ‘Xhisiela’. Ndërsa deputeti Ervin Salianji dëshmoi për dosjen ‘Babale’.

Pas dëshmisë, kryedemokrati tha se thirrja për t’u paraqitur në prokurori nuk është fundi i opozitës, ndersa kishte edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

“Kur regjimet e korruptuara janë afër fundit, faza e fundit është përdorimi i shtetit me shpresën për të mbytur zërin e opozitës dhe për të shpëtuar shtetin e inkriminuar. Thirrja për t’u paraqitur në prokurori nuk është fundi i opozitës. Kam një mesazh për Ramën: PD, unë dhe shqiptarët jemi  të vendosur për të larguar krimin nga politika. Nuk trembemim, nuk shantazhohemi dhe as impresionohemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Ramës, por jemi të vendosur për të vazhduar deri në fund betejën për cmontimin e shtetit privat dhe çmontimin e diktaturës mafioze”- tha Basha.

Ndërkohë deputeti Ervin Salianji qëndroi për më shumë se dy orë në organin e akuzës. Pas daljes nga Prokuroria ai ka thene se tashmë është e qartë, se edhe vetë Prokuroria nuk ka më dyshime lidhur me këtë çështje.

“Do viheni në dijeni për rrethanat dhe prokurorët ishin të qartë dhe pa asnjë dilemë për atë cështje”– tha Salianji, duke saktesuar per mediat se ai eshte thirrur ne prokurori si “person nën hetim”.

Deputeti i opozitës përsëriti ato që ka thënë Fredi Veliu se Taulanti nga Librazhdi dhe Ardi Veliu nga Delvina kanë dhënë detaje për “pakon” që ka marrë për të dhënë një dëshmi të rreme.  Salianji ka treguar ku e ka siguruar videon e dytë, ku shfaqet Fredi Alizoti.

“Videon me Alizotin ma solli në PD Florenc Hoxha. Hoxha më tha se një person kërkonte takim”, mësohet të ketë thënë deputeti i PD-së.

Salianji ishte thirrur në Prokurori si person nën hetim, i paditur nga vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj për kallëzim të rremë lidhur me audio-përgjimin:

"Që ta kuptojnë qytetarët, unë jam person nën hetim për shkak se kallëzuesi – viktimë, Agron Xhafaj, i burgosur dhe në burg sot, krimineli i dënuar për trafik droge më ka kallxuar mua dhe gazetarin investigativ'.

Ndërkohë pë dosjen ‘Babalja’ aktualisht ndodhet në burg Albert Veliu dhe Fredi Alizoti. Sa i përket dosjes ‘Xhisiela’, i arrestuar është Rexhep Rraja, djali i deputetit Rrahman Rraja.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Kosova nuk ia dorëzon Shqipërisë 'Babalen'

Albert Veliu, i njohur fillimisht si Dëshmitari X e më pas ‘Babalja’ është arrestuar nga policia e Kosovës për llogari të autoriteteve shqiptare një ditë më par...

19:37

Pas krizës/ 10 këshilla për Edi Ramën

Pas skandalit spektakolar të rilindjes dhe prokurorisë me dëshmitarin e rremë Fredi Alizoti, një nga ish bashkëpuntorët e afërt të Edi Ramës, megjithëse sot ësh...

09:46

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI