Flash

Alibeaj për Vetting-u në politikë, dëgjesë me shoqërinë civile: Teatër, Rama është kundër

Lapsi.al 12 October 2018
Alibeaj për Vetting-u në politikë, dëgjesë me

Enkelejd Alibeaj, deputet i Partisë Demokratike, e cilësoi seancën dëgjimore me përfaqësues të shoqërisë civile në Kryesinë e Kuvendit si “një teatër hipokrizie nga qeveria”, pasi, sipas tij, “verdikti për Vettingun politik është i qartë tashmë”.

Iniciativa jonë për Vettingun në politikë është një iniciativë që ka vetëm një lloj zgjidhje të klasës politike, pranohet ose jo, përballet ose hidhet në kosh. Ajo që ndodhi në seancën e parë ishte qëndrimi i mazhorancës që me gojën e kryeministrit u shpreh publikisht që nuk e pranon Vettingun në politikë, as në përmbajtje, as në frymë. Është një teatër që po zhvillon Komisioni i Ligjeve për t’i hedhur hi syve të publikut. Mohimi total i kësaj kërkese ulëritëse emergjente duke na ftuar këtu, është teatër. Ju s’duhet të lejoni veten tuaj të përdoreni për fasadë për qëllime politike”, - tha Alibeaj.

Nuk jeni thirrur asnjëherë në çështjet më delikate që kjo godinë ka diskutuar, për çështje me interes për ju. Ju thërrasin sot për një çështje për të cilën e kanë thënë verdiktin, nuk e duan. E sot po bëjnë teatër, gjasme po konsultohen me juve”, - shtoi deputeti demokrat.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI