Flash

15 gënjeshtra që ju kanë thënë për luksin dhe pasurinë në Dubai

Lapsi.al 12 October 2018
15 gënjeshtra që ju kanë thënë për luksin dhe

Shumë thashetheme e të pavërteta thuhen në lidhje me jetën e metropoleve luksoze.

S’mund të mungojnë fjalët e shumta rreth jetës së sheikëve-milionerë, arit e diamantit, makinave e jahteve luksoze të të rinjve në Dubai dhe jo vetëm.

Po jo të gjitha ato që keni dëgjuar janë të vërteta.

Më poshtë do të gjeni 15 fakte joreale në lidhje me jetën luksoze në Dubai…

Image

Dubai është kryeqyteti i miliarderëve - Nuk është e vërtetë, pasi Pekini është kryeqyteti i miliarderëve.Image

Ska varfëri - Ka njerëz që paguhen sa në Shqipëri, me 230-300 dollarë në muaj. Imagjinojeni vetë...Image

Është mirë ti rrisësh fëmijët në Dubai - Në këtë vend shkollimi për 11 vjet kushton plotë 100 mijë dollarë në arsimin publik. Të mos flasim për shkollën e lartë.Image

Dubai është një shtet - Dubai është bashkimi i 7 emirateve (shteteve që vetëqeverisen), e megjithatë, Dubai është një nga emiratet më të pasura.Image

Ska alkool - Ka sa të duash, por për ta blerë të duhet një kartë e veçantë. Thuajse të gjitha hotelet kanë alkoole të ndryshme.Image

Nuk ka papunësi - Nëse nuk je me dokumenta të rregullta apo me vizë, nuk ke thuajse asnjë mundësi për të gjetur punë në këtë shtet. Për të mos folur edhe për vendasit të cilëve iu kërkohen shumë kualifikime.Image

Është qytet ekologjik dhe i pastër - Për shkak të rritjes së popullsisë, numrit të madh të ndërtesave dhe turistëve të shumtë, ky vend nuk mund të quhet më i pastër.Image

Është gjatë gjithë kohës verë dhe ka mot të mirë - Temperaturat arrijnë 48°? dhe më shumë, por në pjesën më të madhe të rasteve qielli duket gri për shkak të smogut.Image

U deshën shumë vite që Dubai të bëhej kështu siç është sot - Kjo nuk është e vërtetë pasi Emiratet e Bashkuar Arabe u krijuan në vitin 1971. Dubai është një shtet shumë i ri dhe është rritur me ritme të shpejta.Image

Policia në Dubai përdor makina të shtrenjta - Më së shumti flitet për përdorimin e Lamborghini apo Bentleys po r kjo nuk është e vërtetë, pasi policia përdor edhe Audi, BMW apo Toyota.Image

Gjithçka është automatike - Kjo është pjesërisht e vërtetë. Ka robotë funksionalë në çdo pjesë të qytetit, por mungon sistemi i drenazhimit. Me një shi të vogël, i gjithë qyteti përmbytet.Image

Luanët janë kafshë shtëpiake - Mbajtja e kafshëve ekzotike përbën thyerje të ligjit dhe dënohet me deri 6 muaj burg.Image

Në Dubai ka vetëm qiellgërvishtës - Shikojeni vetë kontrastin e madh.Image

Në Dubai jetojnë arabët - 25% e popullsisë janë indianë.Image

Pasuria e Dubait është vënë nga nafta - Përpara se të zbulohej ari i zi, Dubai ishte i famshëm për perlat dhe dyqanet e shumta të bizhuterive me perla.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI