Flash

Shteti si peng i skandaleve të Rilindjes

Lapsi.al 11 October 2018
Shteti si peng i skandaleve të Rilindjes

E përfshirë në një spirale skandalesh që duket sikur s’ka fund, organizata e Rilindjes ka nisur një fushatë të ethshme për të mos u ballafaqur me to dhe për të shmangur përgjegjësinë politike që rëndon dukshëm në shpinën e mazhorancës. Kjo fushatë propagandistike, në njërën anë synon të shurdhojë ngjarjet dhe fenomenet e shmëtuara që ka prodhuar qeverisja dhe në anën tjetër të tentojë me çdo mjet t’u mbyllë gojën atyre që i denoncojnë ato.

Kryeministri, eksponentë të mazhorancës dhe veglat e tyre mediatike kanë vënë në shënjestër opozitën dhe në asnjë rast të vetëm nuk kanë reaguar për ngjarjet skandaloze që prej disa vitesh shokojnë opinionin publik në mënyrë ciklike. Një pjesë shprehin keqardhjen për Partinë Demokratike që ka rënë në nivelin e babaleve për të bërë opozitë, disa të tjerë merren me Bashën si sajues i skandaleve të paqëna, vetë kryeministri flet për një konspiracion të kurdisur për të rrëzuar qeverinë e tij dhe kërcënon me paketa ligjore anti shpifje dhe mbyllje portalesh, që kuptohet nuk janë të rreshtuara në ushtrinë e tij të gavetave.

Po të dëgjosh këtë fushatë në panik, të krijohet përshtypja se ka qënë Lulzim Basha që ia ka caktuar Agronin si vëlla Fatmir Xhafës dhe më pas ia ka dënuar për trafik ndërkombëtar droge që ta denigrojë si ministër përpara shqiptarëve. Apo sikur deputeti me syze i Krujës nuk është i organizatës së Rilindjes, por i Partisë Demokratike. Se horri nuk është përdhunuesi i Xhisielës, por oficeri i policisë që e denoncoi atë. Se kushurinjtë e Tahirit i zgjodhi Zagani dhe jo ministri që shëtiste me ta. Se deputetët dhe kryetarët e bashkive të organizatës, ishin zgjedhje e Sali Berishës dhe jo e Edi Ramës që krenohej me “trimat” e tij.

Mirëpo, pavarësisht biografisë së atyre që i denoncojnë këto skandale, ato mëgjithatë ekzistojnë. Të mos merresh me faktet por me lajmësin e tyre, është një strategji që nuk të çon larg, madje të përthith në skandale edhe më të mëdha.

Opozita dhe mediat kanë sigurisht problemet e tyre, por të shohësh vetëm ato dhe të mbyllësh sytë përpara korrupsionit, dhunës, manipulimeve dhe krimit që ka pushtuar çdo qelizë të vendit, kjo është shenjë e qartë që situata po rrëshket pakthim drejt bashkëjetesës me të keqen. Sepse qeveria nuk po tregon asnjë angazhim për ta luftuar atë, por të gjitha energjitë po i shpenzon për të mbyllur skandalin e radhës. Kjo është spiralja nga e cila një qeverisje nuk del dot dhe për pasojë fillon të devijojë pa e kuptuar nga autoritarizmi, stigmatizimi i kundërshtarëve politikë, zbulimi i komplotistëve, montimi i proceseve hetimore e gjyqësore, përndjekja e atyre që mendojnë ndryshe, përdorimi i metodave para shtetërore apo presionet e kërcënimet me ndëshkime “ligjore”. Sa më shumë shtohen përpjekjet për të mbuluar të vërtetat dhe për t’i ikur përgjegjësisë, aq më të mëdha bëhen pasojat që ato prodhojnë.

Rasti i minsitrit Xhafa është shembulli më i mirë për këtë. I emëruar si ministër në një kohë kur Shqipëria po përjetonte njollën ndërkombëtare të një narko- shteti, kur paraardhësi i tij ishte nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge, Xhafa u gjend përballë një fakti të njohur: vëllai i tij ishte dënuar me vendim të formës së prerë në Itali si drejtues i një organizate të strukturuar kriminale të trëfikut të drogës dhe jetonte i lirë në Shqipëri pa e vuajtur këtë dënim. Ky ishte një problem që Xhafën nuk e penalizonte ligjërisht, por politikisht (në një kohë kur bëhej vetingu për policinë) për të mos i dhënë asnjë ngarkesë minsitrisë delikate dhe vetë qeverisë, do të duhej të zgjidhte largimin nga ajo detyrë.

Strategjia për të mos marrë asnjë përgjegjësi, duke akuzuar kundërshtarin dhe sfiduar të vërtetën, i thelloi përmasat e ngjarjes duke e kthyer në një skandal politik. Vëllai i ministrit u dorëzuar në Itali, pa u marrë në hetim nga prokuroria. Kryeministri diktoi procesin hetimor duke deklaruar se një laborator privat i kishte thënë atij se përgjimi i vëllait të ministrit ishte i pavërtetë (ndërkohë që ekspertiza ndërkombëtare ende nuk ka dhënë një përgjigje të saktë). Pastaj shteti u detyrua që nga Babalja të bjerë tek kunati i tij, për të prodhuar një skenar që duke njollosur opozitën, të zhvlerësonte akuzat e saj. Po kështu edhe me rastin e Xhisielës, ku gjithçka u tentua të mbulohej atëherë kur ndodhi dhe të manipulohej atëherë kur u zbulua. Kryeministri, në stilin alla Erdogan, betohet se nuk do t’i ndahet këmba këmbës oficerit të shtetit, por lan duart nga soji i deputetëve që bëjnë ligjin e antishtetit.

Kur shteti hyn në spiralen e mbulimit të krimeve, dhe më keq akoma, duke bërë përgjegjës për to kundërshtarët politikë, atëherë sistemi demokratik ka pushuar së ekzistuari. Në këto kushte, të flasësh për zgjedhje dhe programe politike si mjete për të sjellë ndryshim, është shakaja që e bën më shumë të qeshë Edi Ramën.

Të këshilluara

Kosova dhe rosat e Robert Cooperit

Si u bë që njeriu i cili hartoi marrëveshjen e prillit 2013 dhe e shpalli atë të jetë arritje historike, tani thotë se situata mes Kosovës dhe Serbisë nuk funks...

16:40

Pro Ramës, kundër shpifjes

I kapur në hall nga skandalet që po i shpërthejnë njëri pas tjetrit, i gjendur në vështirësi, pasi makineria e vet e propagandës, nuk po i bën dot ballë krimina...

17:42

Prangat e padrejta në duart e Rexhepit

Prangat në duart e Rexhep Rahjës nuk janë një rast për të bërtitur fitore dhe aq më pak një çast gëzimi se drejtësia me sa duket po funksionon. Sepse vëllezërit...

17:43

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI