Flash

Policia zviceriane shton masat e sigurisë për oficerin Emiljano Nuhu, zbulohet arsyeja

Lapsi.al 11 October 2018
Policia zviceriane shton masat e sigurisë për oficerin Emiljano Nuhu,

Policia zvicerane ka shtuar masat e sigurisë për oficerin Emiljano Nuhu.

Policia zvicerane ka shtuar masat e sigurisë pasi Durim Bami ka udhëtuar jashtë Shqipërisë. Burimet bëjnë me dije se Durim Bami ka dalë jashtë Shqipërisë më 6 tetor.

Emiljano Nuhu kishte deklaruar se ishte larguar nga vendi pasi kishte mësuar nga rrjeti i tij informativ se Durim Bami ishte kontaktuar për eliminimin e tij.

Mësohet se Bami ka kaluar pikën e Morinës dhe më pas është larguar me avion nga Kosova, dyshohet drejt Zvicrës.

Policia zvicerane transferon Emiliano Nuhun në strehim të sigurt. Më parë Emiljano Nuhu jetonte pranë kampit të azilantëve. Emiljano Nuhu denoncoi dhunën ndaj Xhisiela Malokut në 26 shtator.

Në letrat për drejtuesit e policisë, Nuhu shkruante se ndihej i kërcënuar. Durim Bami u ndalua nga policia 3 javë më parë.

Ndalimi i Bamit pas një aksioni të papritur në Nikël. Pak orë pas ndalimit, Bami u lirua pa asnjë akuzë.

Të këshilluara

Mbyllen 41 degë në universitetet e rretheve

12 programe studimi janë mbyllur këtë vit të ri akademik në universitetin Aleksandër Xhovani në Elbasan. Mes tyre janë matematikë-fizika, bio-kimia dhe një sërë...

16:03

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI