Flash

Përmbytjet në Europë, viktima në Francë, Itali dhe Spanjë

Lapsi.al 11 October 2018
Përmbytjet në Europë, viktima në Francë, Itali dhe

Moti në Majorka të Spanjës vazhdon të jetë i keq.

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar një djalë të vogël 5 vjeç dhe dy pushues gjermane, të cilët rezultojnë të zhdukur pas një vërshimi të befasishëm ujërash.

Dy trupa të pajetë u gjetën në jug të Francës në një makinë të përmbysur pranë qytetit Sainte-Maxime. Duket se bëhet fjalë për një prej disa automjeteve të tërhequr nga ujërat e lumit Garonnette, niveli i të cilit u rrit ndjeshëm pas shirave të dendur në zonë gjatë natës.

Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta u përplasën sidomos mbi Cagliari të Italisë, ku një grua që konsiderohej e zhdukur, është gjetur e pajetë. Një mbikalim u shemb pjesërisht prej shiut të dhunshëm, ndërkohë që shkollat, muzetë, bibliotekat mbeten të mbyllura.

Stuhitë janë pjesë e një fronti të ftohtë që është zhvendosur nëpër Mesdhe duke marrë të paktën 12 jetë njerëzish në Majorka, mes të cilëve edhe dy turistë britanike. Punonjësit e ndërhyrjes së shpejtë kanë mundur të shpëtojnë gjithsej 16 persona.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI