Në zbardhjen e dilemës se kush ka të drejtë në përgjimin e vëllait të ministrit të brendëshëm Agron Xhafa, ata që thonë se është zëri i tij, apo të tjerët që pretendojnë një manipulim, institucioni i akuzës me sa duket është bërë palë. Edhe sikur të pranojmë se gjithçka ka qenë e sajuar me aktorë nga Babalja i paguar nga PD-ja, sërish prokuroria i është shmangur shumë hapave që do të kërkonte një hetim i pastër dhe i ndershëm. Pra më shumë se sa nxjerrja e së vërtetës ajo është munduar të pastrojë dyshen Rama – Xhafa. Ja sepse…
1
Megjithëse çështjen e ka marrë në dorzim Prokuroria e krimeve të rënda, duke përdorur justifikiminse po heton një çështje të trafikut të drogës, që është kompetencë e saj, ajo nuk ka bërë asnjë hetim në këtë drejtim, përveçse ka “hetuar” për kallëzimin e rremë që i intereson tezës që hodhi në public kryeministri. Nëse vërtet do ishte e interesuar për të hetuar Trafikun e drogës ajo nuk do kishte lejuar të hiqej qafe brenda natës, Agron Xhafa. Njeriu që iu fsheh drejtësisë italiane për një dekadë e gjysëm, u dorzua tek ajo menjherë sa shpërtheu bomba babale. Fakti që e la Xhafën të “arratiset” ndërkohe që pretendon se po heton trafikun e drogës e bën automatikisht të anshëm hetimin e prokurorisë.
2
Një fakt tjetër që të bën të dyshosh se prokuroria ndjek vetëm udhëzimete çiftit Rama Xhafa ështe ai se ajo ka hetuar vetëm për pistën se Fred Alizot ka qenë një njeri i paguar nga PD. Pra nga akuzuesit. Dhe nuk ka bërë asnjë përçapje për të vërtetuar nëse ky njeri “që shitet dhe blihet nga të gjithë” mund të jetë paguar edhe nga pala tjetër, ajo e të akuzuarve. Organi akuzës nuk e ka bërë këtë, sepse atij si ka interesuar zbardhja e vërtetës, por pastrami i fytyrës së qeverisë.
3
Po të kishte pasur merak një hetim të paanshëm prokuroria huhej të investigonte dhe për pyetjen: Si ka mundësi që një njeri, si Fred Alizoti, i cili paskësh mbetuar i pakënaqur se Salianji nuk i pasak paguar paratë, është i gatshëm të bëjë burg për dëshmi të rreme? Pra mirë që Alizoti mbeti pa leke, po paska shkuar edhe është dorëzuar me këmbët e veta në policinë e Fierit? A nuk ngjall dyshime ky version dhe a nuk duhej hetuar edhe kjo pistë?
4
Po të kishte dashur të bënte një hetim të thelluar dhe të pavarur prokuroria do të kishte thirrur për të marrë në pyetje edhe Edi Ramën si njeriun që tha menjëherë pas ngjarjes se ishte 100 i bindur, madje posedonte edhe një provë shkencore të një laborator ndërkombëtar, që provonte se e gjitha ishte manipulim. Nuk e ka bërë nga frika se nxjerr kryeministrin gënjeshtar.
Të gjitha pikat e mësipërme tregojnë se në rastin më të mirë, edhe nëse denoncimi i Babales mund të ketë qenë një manipulim, prokuroria nuk është munduar të nxjerrë të vërtetën, por ajo është përdorur politikisht, vetëm për të zbardhur ata që e zgjodhën vetëm me votat e tyre Arta Markun.
©Lapsi.al