Flash

Noizy në librat e shkollës/ A duhet të lexojnë të miturit për reperin që i këndon drogës? (FOTO)

Lapsi.al 11 October 2018
Noizy në librat e shkollës/ A duhet të lexojnë të

Pa dyshim që është një prej reperëve më të sukseshëm, por kjo nuk e bën që Noizy të jetë një model për rininë sidomos për ata që janë nën moshë. Ministria e Arsimit ka vendosur një model si Noizy në librat shkollorë, duke e cilësuar si një njeri të sukseshëm. Ndoshta kjo ministri nuk ka marë informacionin e duhur, që përtej famës Noizy njihet për jetën e shtrenjtë, makinat qindra mijëra euroshe, problemet me ligjin dhe mbi të gjitha tekstet për përdorimin e drogës qoftë dhe transportin e tyre. Është fare e thjeshtë të hulumtosh për këtë reper, mjafton të hapësh këngët e tij qw gjenden nw "Google" dhe të dëgjosh me kujdes tekstet e shkruara. Po ju kujtojmë disa nga sukseset e "novelistit" Noizy që ministria e arsimit e ka vendosur në tekstet shkollore si një njeri me vlera kulturore.

1.Këtë verë Noizy i këndoj pafund "Toto-së"  (e përkthyer në shqip "vaginë");

2.Fletshat, një këngë e kushtuar hashashit dhe vendit të prodhimit Lazaratit

3.Ak47, Këngë e kushtuar një lloji automatiku, ku në teskt Noizy të çon në parajsë (You ain't no Badboy I'll send you all to heaven)

4.Gunz Up, një tjetër këngë për armët dhe drogën, (Gunz Up – You Don’t wanna Be My Target)

5. Kënga e fundit në bashkëpunim me Varrosin sërish duke i kënduar të njëjtave gjëra të përmendura më sipër.

Pra suksesi nuk ka të bëjë vetëm me famën por me ato çfarë reklamon dhe çfarë modeli jep për brezin e ri. Është e vështirë të thuhet se ky reper ka një ndikim pozitiv, duke lexur me kujdes tekstet e këngëve më të dëgjuara të tij të cilat i kushtohen vitheve të femrave(në disa raste dhe gjoksi), makinave të shtrenjta, pijeve alkolike gjithashtu të shtrenjta, drogërave të ndryshme dhe problemeve me ligjin.

©LAPSI.AL

Të këshilluara

Grabitet shtëpia e Rosela Gjylbegut

Këngëtarja shqiptare Rosela Gjylbegu ka rënë pre e një grabitjeje. Ngjarja raportohet nga portali “ShkodraNews”, sipas të cilit, shtëpia e këngëtares është v...

16:53

Channing Tatum, në lidhje me Jessie J

Aktori Channing Tatum e ka lënë pas marrëdhënien me Jenna Dewan dhe ka filluar një romancë me këngëtaren Jessie J. Një burim pranë “People” ka treguar se mar...

14:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI