Flash

Gazeta britanike: Franca bllokon negociatat me Shqipërinë, krimi dhe korrupsioni në nivele të larta

Lapsi.al 11 October 2018
Gazeta britanike: Franca bllokon negociatat me Shqipërinë, krimi dhe

Një nga gazetat e njohura britanike, Express, shkruan se është bllokuar oferta e BE për të nisur negociatat me Shqipërinë.

Express, e njohur për qëndrimet e saj kritike ndaj BE-së, shkruan se shtetet anëtare të Bashkimit Europian po pengojnë bisedimet e pranimit të Shqipërisë, ndërsa sulmojnë korrupsionin dhe prodhimin e kanabisit në vendin ballkanik. Gazetari Matt Drake shkruan se “në qershor, Komisioni Europian rekomandoi çeljen e negociatave për Shqipërinë që të bashkohet me bllokun”.

“Por vendet e BE, veçanërisht Franca, po tentojnë që të bllokojnë ofertën për anëtarësim. Parisi e justifikon kundërshtimin ndaj Shqipërisë për shkak të problemeve të vendit ballkanik me korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Gazetari shkruan se sipas Financial Times në vitin 2017, asnjë vend europian nuk ka kultivuar më shumë kanabis se Shqipëria. “Ka dyshime për kursin e reformave të qeverisë shqiptare. Nuk janë vetëm vendet europiane, por edhe Shqipëria vetë. Vendi ka një nivel ekstremisht të lartë pakënaqësie dhe qindra-mijëra janë larguar nga vendi vitet e fundit”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI