Flash

FSHF pickon Erion Braçen: "Tifoz në parlament, ligjvënës në stadium"

Lapsi.al 11 October 2018
FSHF pickon Erion Braçen: "Tifoz në parlament,

Pas akuzave të kreut të komisionit të ekonomisë, Erjon Braçe, ndaj institucionit të futbollit në vend për evazion fiskal, ka ardhur i menjëhershëm edhe reagimi i Federatës Shqiptare të Futbollit ndaj tij. Për FSHF-në ky nuk është gjë tjetër vecse një sulm direkt mbi futbollin, nga instanca të caktuara politike, me qëllimin e vetëm të marrë drejtimin e intitucionit.

"Sot, fatkeqësisht, si edhe disa herë të tjera, në mënyrë të përsëritur nga i njëjti deputet, - shkruhet në komunikatën për shtyp të Federatës - por fatmirësisht për reputacionin e parlamentit shqiptar, i vetmi që në parlament sillet si tifoz i një ekipi, dhe në shkallët e stadiumit si ligjvënës, pamë jo vetëm gjuhë ofenduese por edhe kërcënuese, që në subkoshiencë fshehin ëndrrën e vjetër të nje segmenti të caktuar të politikës për të pushtuar me dhunë FSHF-në".

Braçe njihet si një tifoz i Partizanit, klub që dy sezone më parë akuzoi Federatën se i hoqi nga duart titulli kampion. Nuk është hera e parë që konfliktohet me drejtuesit e Federatës së futbollit, sidomos gjatë atmosferës së zgjedhjeve presidenciale, ku përballë kreut aktual të FSHF-së Armand Duka ishte Bashkim Fino.

REAGIMI I PLOTË I FSHF-së

FSHF si gjithmonë, ndjek me vemendje të posaçme, çdo zhvillim parlamentar dhe jashtë tij, që ka të bëjë me mirëfunksionimin dhe imazhin e saj. FSHF, ashtu sikurse edhe UEFA dhe FIFA është veçanërisht sensitive, sidomos kur shikon tendenca nga ligjvënës, edhe pse të veçuar, që synojnë në thelb të cënojnë standartet ndërkombëtare të vendosura me kohë në këtë organizatë, dhe pavarësinë e saj nga politika.

Sot, fatkeqësisht, si edhe disa herë të tjera, në mënyrë të përsëritur nga i njëjti deputet, por fatmirësisht për reputacionin e parlamentit shqiptar, i vetmi që në parlament sillet si tifoz i një ekipi, dhe në shkallët e stadiumit si ligjvënës, pamë jo vetëm gjuhë ofenduese por edhe kërcënuese, që në subkoshiencë fshehin ëndrrën e vjetër të nje segmenti të caktuar të politikës për të pushtuar me dhunë FSHF-në.

FSHF jo vetëm garanton transparencën e saj përballë organizmave ndaj të cilave është e detyruar në bazë të rregullave t’i përgjigjet, por inkurajon gjithashtu punën e çdo institucioni shtetëror, apo qoftë dhe individi me pushtet, që në themel ka mirëfunksionim e kësaj organizate dhe jo ngritjen e ndonjë flamuri politik në ballkonet e saj.

Duke ritheksuar besimin tonë tek institucionet e shtetit, nënvizojmë edhe njëherë se mesazhet e dala nga zëra të veçuar të politikës që baltosin jo vetëm imazhin e FSHF-së por edhe të UEFA-s do të përcillen dhe ndahen me të gjithë partnerët tanë në FIFA dhe UEFA.

Të këshilluara

Shqipëria nuk mund dot as Jordaninë

Duhej të ishte miqësorja e moralit përpara transfertës në Izrael, për Ligën e Kombeve,  por 90 minutat në Elbasan Arena mund të kthehen në boomerang për një fit...

22:00

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI