Flash

FMN: Italia t'i 'bindet' rregullave të eurozonës

Lapsi.al 11 October 2018
FMN: Italia t'i 'bindet' rregullave të eurozonës

Si shtet anëtar i eurozonës Italia duhet të respektojë rregullat e klubit në aspektin e disiplinës buxhetore, theksoi sot drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde, ndërsa Roma po përgatit një buxhet që parashikon një rritje të deficitit të vendit.

Lagarde tha gjatë një konference shtypi në Bali se kur je pjesë e një klubi dhe kur ke vendosur të qëndrosh aty, duhen respektuar rregullat e grupit

Koalicioni populist në pushtet në Itali duke vendosur një deficit prej 2,4% të PBB-së për tre vitet e ardhshme nxiti javën e kaluar irritimin e Brukselit dhe tensione të larta të reflektuara në tregjet financiare.

Ky projektligj u cilësua ‘’jashtë linjës’’ së rregullave të eurozonës nga ana e komisionerit europian, Pierre Moscovici, i cili e quajti borxhin publik Italian "eksploziv”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI