Flash

Donte ti merrte gruan: Ish-lojtari i Barcelonës sherr me këngëtarin, i shkon në spital me pistoletë

Lapsi.al 11 October 2018
Donte ti merrte gruan: Ish-lojtari i Barcelonës sherr me

Që ku në janarin e kaluar u kthye në Turqi në huazim nga Barcellona është dëgjuar pak për të për prezantimet në fushë, por jashtë saj Arda Turan vazhdon të prodhojë lajm. Mesfushori i Istanbul Basaksehir, që ende po vuan skualifikimin prej 16 javësh për shkak të shtyrjes së asistentit të garës, është bërë protagonist i një sherri me këngëtarin turk Berkay në një lokal të kryeqytetit turk.

Ish-futbollisti i Atletico Madrid ka qenë në klub pa gruan, tetë muajshe shtatzënë, dhe sipas mediave lokale ka tentuar me insistim të afrohet me Ozlem Ada Sahim, gruan e një këngëtari të famshëm turk (Berkay), i cili i ka kërkuar të largohet. Diskutimi mes dy burrave përfundoi në rrahje dhe më keq e pësoi Berkay, që u dërgua në spital me frakturë në hundë dhe iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrje kirurgjike.

Sipas asaj që shkruajnë mediat lokale, incidenti nuk ka mbaruar aty, por ka vazhduar në spital, ku Arda Turan ka shkuar i armatosur me pistola. Një version i mohuar nga lojtari në profilin e tij në Instagram: "Është falsitet" ka shkruar duke shtuar se është grindur me Berkay, por duke mohuar se shkaku ka qenë e shoqja.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI