Flash

Del dokumenti/ Zbardhen telefonatat e Fredi Alizotit: Sot kam takim me Taulantin...

Lapsi.al 11 October 2018
Del dokumenti/ Zbardhen telefonatat e Fredi Alizotit: Sot kam takim me

Në 400 faqet e përgjimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për çështjen Babalja shumica janë bisedat e personit të quajtur Fredi Alizoti i cili është vetëofruar se ka qenë ai që ka luajtur rolin e Agron Xhafajt në telefonatat me Albert Veliun e quajtur si “Dëshmitari X” apo Babalja.

Alizoti fillimisht i qëndroi variantit se e kishte luajtur rolin e vëllait të ministrit të Brendshëm për 100 mijë euro, por në një tjetër video të publikuar në emisionin “Opinion”, Fredi Alizoti thoshte se e kishin marrë në makinë Drejtori i Përgjithsjëm i Policisë së Shtetit Adri Veliu ndërsa kishte pirë kafe me kreun e deputetëve socialistë Taulant Balla.

Ky i fundit e hodhi poshtë kontaktet me Fredi Alizotin, por në disa përgjime telefonike të përgjuara së fundmi del se Alizoti ka pasur një takim me “Taulantin nga Librazhdi”. Telefonata e parë është në 29 maj, 3 ditë përpara se të vetëofrohej në Prokurorinë e krimeve të Rënda, Alizoti me numrin ...091 i drejtohet një personi se do të se do të takonte “ata të krahut tjetër”. Ne nje tjeter telefonate me vone Alizoti thote se "ka marre një pako të mirë". ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI