Flash

Baba Taku flet me kode: Edhe pa çantën time, mund të shkojnë në burg shumë politikanë

Lapsi.al 11 October 2018
Baba Taku flet me kode: Edhe pa çantën time, mund të

Në një intervistë për gazetën "Dita" deputeti socialist Spartak Braho flet për çantën e tij të njohur dhe dosjet që fshihen brenda saj. Pavarësisht se e konsideron të hiperbolizuar historinë e çantës, nuk e fsheh faktin se brenda saj ruhen çështje të nxehta.

Pjese nga intervista

I nderuar Spartak, çfarë “fshihet” realisht në çantën tuaj? Ma kanë thënë këtë lexues të shumtë të gazetës DITA pasi lexuan bashkëbisedimin tonë të djeshëm… Pra le të kthehemi edhe një herë te çanta juaj dhe ato që “fshihen” apo ruhen brenda saj…

– Ju e kishit hiperbolizuar shumë atë punën e çantës në gazetë. Edhe mua më kanë telefonuar shumë njerëz sot. E meqë ju këmbëngulni në këtë pikë le të sqarohemi: Çanta është një simbol, është kujtesë, një memorie historike, është metaforë. Ky simbol dhe kjo memorie mbart kuptimin e një shoqërie që ende vuan nga krimi e korrupsioni ende të pandëshkuar. Por memoria historike nuk na lejon të gabojmë. Ajo na kujton se krimet duhen ndëshkuar dhe duhet të marrë fund njëherë e mirë mendësia e pandëshkueshmërisë. Për shembull ne dje folëm për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998. Unë isha në krye të një komisioni parlamentar dhe treguam me gisht përgjegjësit e asaj gjëme që ndodhi. Por çfarë u bë më tej? Kanë kaluar 20 vjet. Cili u ndëshkua? Asnjë. Kjo është e pafalshme…

– Sa e vërtetë është ajo shprehja se po hapët çantën, gjysma e politikanëve duhet të shkojnë në burg?

– Është metaforë që ka një bërthamë të vërtete brenda saj. Por ta thashë, Prokuroria edhe pa çantën time po veproi mund të çojë në burg shumë politikanë. Prandaj dhe unë këmbëngul te bërja e reformës në drejtësi. Arsyeja që ajo pengohet këtë synim ka: mosndëshkimin e të inkriminuarve në politikë, etj. Dhe këtë pengesë e bën politika.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI