Flash

Ariana i kundërpërgjigjet fansit: Kam përjetuar ferrin disa herë

Lapsi.al 11 October 2018
Ariana i kundërpërgjigjet fansit: Kam përjetuar ferrin disa

Ariana Grande ka konfirmuar se do të qëndrojë larg muzikës për disa kohë, për t’u kujdesur për veten. Këngëtarja e hitit “No Tears Left To Cry”, ish-i dashuri i së cilës ndërroi jetë tragjikisht muajin e kaluar, mbrojti veten në rrjetet sociale pasi një fans e kritikoi.Ndjekësi ishte i irrituar që këngëtarja publikoi një video të derrkucit që mban në shtëpi, e jo videon zyrtare të këngës “Breathin” dhe e cilësoi Arianën si “Përtace”.“Kjo epokë ishte shumë e bukur për mua, por tani nuk e di. Kam përjetuar ferrin disa herë dhe po bëj më të mirën për të ecur përpara. Mendova se kjo video do t’ju bëjë të buzëqeshni, ndërsa prisni për një material muzikor. Pasi unë tani, kam vendosur të bëj pak pushim dhe të kujdesem për veten time.” – iu përgjigj këngëtarja Ariana Grande.

Gjithsesi, këngëtarja Ariana Grande u shpreh një ditë më parë se në fund të këtij viti, mund të publikojë albumin e saj.

Të këshilluara

Grabitet shtëpia e Rosela Gjylbegut

Këngëtarja shqiptare Rosela Gjylbegu ka rënë pre e një grabitjeje. Ngjarja raportohet nga portali “ShkodraNews”, sipas të cilit, shtëpia e këngëtares është v...

16:53

Channing Tatum, në lidhje me Jessie J

Aktori Channing Tatum e ka lënë pas marrëdhënien me Jenna Dewan dhe ka filluar një romancë me këngëtaren Jessie J. Një burim pranë “People” ka treguar se mar...

14:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI