Flash

Akuzat për njohjen me Bajrat/ Fino i bërtet Bushatit: Ktheji përgjigje Saliut dhe Lulit!

Lapsi.al 11 October 2018
Akuzat për njohjen me Bajrat/ Fino i bërtet Bushatit: Ktheji

Dy ditë më parë, Lulzim Basha përsëriti të njëjtat akuza për Ditmir Bushatin, se ai ka lidhje me bandën e Bajrave, një nga grupet më të rrezikshme kriminale të Shkodrës, që u godit nga policia disa ditë më parë. Por Basha shkoi më tej, kur e lidhi Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme me trukimin e një ndeshjeje, akuzë për të cilën grupi i Bajrave është arrestuar.

Sipas Bashës, Ditmir Bushati se ka angazhuar grupin e Bajrave për të trukuar ndeshjet dhe për të mbajtur Vllazninë në Superligë, me qëllim të siguronte ca vota më shumë për Bashkim Finon, kur ky kandidoi për president i Federatës Shqiptare të Futbollit.

"Sigurisht për çështje zgjedhore, për çështje politike por edhe për çështje të zgjedhjes së kryetarit të ri të Federatës së Futbollit, Ditmir Bushati ka angazhuar përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, sigurisht me porosi të Edi Ramës, për hesap të Bashkim Finos, krerët e bandës së Bajrajve. Këto janë fakte të denoncuara dhe të bëra publike" u shpreh Lulzim Basha.

Por ndërsa Bushati, ka vijuar të heshtë, ashtu siç bën që kur opozita ka nisur akuzat ndaj tij, Bashkim Fino nuk e ka mbajtur dot këtë akuzë mbi supe. Ndoshta për shkak të temperamentit sanguin, ndoshta për shkak të të qeshurave vend e pa vend të Ditmir Bushatit, Fino i është kthyer flakë për flakë ministrit në parlament, duke i bërtitur:

"Ktheji përgjigje Saliut dhe Lulit për atje që të thonë atje që po merrje dhe vetë vota, kur s'ke marrë asnjë votë. Ktheji, ktheji përgjigje! Se nga të dhënat financiare s'ke ç'flet ti, s'ke ç'të thuash" i bërtiti Fino ministrit në një shpërthim nervash që ka habitur kolegët.

https://www.youtube.com/watch?v=-ZrF3t8UMsY&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI