Flash

Ylli Rakipi: Pse e refuzova audio-përgjimin e Babales që më solli gazetari Olldashi

Lapsi.al 10 October 2018
Ylli Rakipi: Pse e refuzova audio-përgjimin e Babales që më solli

Ylli Rakipi, drejtues i emisionit “Të Paekspozuarit”, ka rrëfyer në emisionin “Repolitix”, në Report Tv se si u njoh me audiopërgimin e Albert Veliut, “Babales” i cili pretendon se ka regjistruar vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj për një ngarkesë kanabisi me qëllim trafikimin drejt Italisë. Rakipi thotë se ish-gazetari i emisionit të tij, Jetmir Olldashi, i ka sjellë vetëm një material audio dhe jo video dhe për këtë shkak ai nuk e ka konsideruar si të vlefshëm.

“Nuk është e vërtetë që isha i përfshirë në këtë dosje. E kam marrë vesh kur më thërrastin prokurorët për gazetarin tim që kishte operuar në këtë proces. Gazetari, Jetmir Olldashi, nuk është më me mua. Nuk e kam konsideruar atë material.

Ai shkoi me detyrën që do të kishim videon. Problemet e kësaj natyre janë shumë të vështira. Në emisionin tim, TPZ, kam operuar me video. Kam pritur videon ku vëllai i ministrit do të ishte duke i shitur kanabis gazetarit. Unë nuk e pata atë dhe e konsiderova si një rast që nuk më duhej”, - tha Ylli Rakipi, gazetar.

“Për këtë rast unë dija që do takonte një njeri, Babalen, i cili do të hakmerrej ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm. Ky ishte motivi që më paraqiti gazetari. Nuk e kontrollova këtë material pasi nuk e konsiderova fare. A do ta transmetoja po të isha i sigurt për implikimin e vëllait të ministrit të Brendshëm? Patjetër. Edhe sikur i kryeministrit të ishte” – tha Rakipi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI