Flash

Video e fshehtë/ Dëshmia e Fred Alizotit që fundos çiftin Rama- Arta Marku

Lapsi.al 10 October 2018
Video e fshehtë/ Dëshmia e Fred Alizotit që fundos çiftin
Pasi Rilindja dështoi që të sillte ashtu sikurse pati premtuar një analizë nga një laborator ndërkombëtar, për të thënë se përgjimi i Babales qe një manipulim, ajo përdori skenarin “B”. Krijimin e një dëshmitari fals. E gjithë trimëria e Ramës nëpër studio dhe akuza e prokurorisë u vërvitën tek një personazh, të cilin e kishin paralajmëruar muaj më parë mediat pranë qeverisë, dhe që do pohonte se kishte marrë para, për të luajtur zërin e Agron Xhafës. Fredi Alizoti u konsiderua nga mbështetësit e qeverisë në panelin e “Opinion” si njeriu që po nxirrte të vërtetën. Lexo me tej:

Andi Bushati:“Hidhu nga ne”, rrëzimi i turpshëm i alibive të Ramës

Por, papritmas në emision ndodhi një kthesë e beftë: Salianji nxori videon ku Fredi Alizoti ishte takuar më shefin e policisë Ardi Veliu, dhe ai me dorën e tij e kishte çuar në prokurorinë e Arta Markut, ku do luante rolin e dëshmitarit të rremë. Alizoti i pranonte të gjitha këto me gojën e tij, me zë dhe figurë. Pra tani nuk ka më asnjë dyshim se ka rënë edhe alibia e alibisë së alibisë, që mbështeste tezën e Ramës se videopërgjimi qe i manipuluar. Sepse pas kësaj videoje rezulton, në rastin më të keq, që i gjithë hetimi është fals, ndërsa në rastin më të mirë, se dëshmitari kryesor dhe i vetëm i akuzës është një njeri krejtësisht i pabesueshëm. Përpos Alizotit prokuroria nuk kishte asnjë fakt tjetër për të shpallur se audio-përgjimi i Agron Xhafajt është i manipuluar. Dhe kjo ngjarje, nuk është thjeshtë nxjerrja e një gënjeshtre më shumë si ato për avionët e drogës, Dritan Zaganit, Xhisielës e me radhë. Ajo është prova flagrante që tregon për një mafie që ka kapur shtetit, ku drejtori i policisë Ardi Veliu shtrembëron provat, ku prokuroria i bën fresk qeverisë dhe zbaton direktivat e saj, ku ai prokurori Gent Osmani, që i mbajnë si kosë në qafë vettingun, është i gatshëm të “besojë” çdo fabul. Nëse deri tani ka pasur dyshime që në përgjim ishte kapur vëllai i ministrit të Brendshëm, tani kjo as që diskutohet më. Madje, po ta kthesh filmin nga pas, më mirë ta kishin pranuar në fillim që ishte zëri i Agron Xhafës, sesa të telendiseshin kështu duke i rënë alibitë njëra pas tjetrës. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI